Derisa të gjithë janë në pritje të certifikimit të zgjedhjeve për të filluar procedurat për formimin e qeverisë së re, për vendin janë të pashmangshme reformat në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, për Gazetën Observer, ka thënë se pavarësisht se kush do të formojë Qeverinë, ata duhet të jenë të përkushtuar në rrugën drejt BE-së.
“ Bashkimi Evropian nuk ka preferencë se kush e formon Qeverinë, përderisa Kushtetuta dhe procedurat parlamentare respektohen plotësisht, me zotimin që qeveria e re do të jetë në rrugën drejt BE”, ka thënë Kocijancic .
Sipas saj, institucionet e reja duhet të angazhohen me konstruktivitet në katër shtylla kryesore të cilat janë jetike për përparimin e Kosovës në rrugën drejt Evropës.
“Secili kabinet i ri duhet te jetë i gatshëm të ndërmarr reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ekonominë, të jetë i zotuar ndaj obligimeve rreth liberalizimit të vizave dhe të angazhohet me konstruktivitet në dialog. Që të gjitha këto janë kruciale për Kosovën sa i përket përparimit të saj në rrugën Evropiane”, deklaron Kocijancic.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...