Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Maja Kocijançiç ka porositur sot se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
Në pyetjen e agjencisë serbe të lajmeve Tanjug nëse projekt statusi i AKS-së do të hartohet sipas Marrëveshjes së Brukselit, e cila, siç thotë kjo agjenci, parasheh ingerenca më të mëdha për serbët e Kosovës, apo sipas Kushtetutës së Kosovës e cila, sipas tanjugut, këto ingerenca i ul në nivel të organizatave joqeveritare, në Bruksel thonë se AKS do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Në selinë e BE-së kanë shtuar se nuk është çdo gjë bardhë e zi, sepse Kushtetuta e Kosovës ka verifikuar disa gjëra nga Marrëveshja e Brukselit që kanë të bëjnë me formimin e AKS-së.
“Asocicioni… do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, citohet të ketë thënë Kocijançiç.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...