Melazim Koci, njohës i zhvillimeve politike ka dyshime se ka ndonjë draft përfundimtar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ai tha se ekziston një skicë, e cila u është dhënë palëve, të cilat duhet t’i japin vërejtjet përfundimtare.
Këto komente ai i bëri në lajmet e fundit në RTK.
“Është më e mirë që ky lloj drafti ose skice të mos publikohet. Ai nuk është përfundimtar, prandaj edhe nuk po i publikohet opinionit, e një arsyeje tjetër janë edhe zgjedhjet në Serbi. Besoj që nuk është përfundimtar, prandaj edhe Kurti ka dërguar vërejtje ose rekomandime”, deklaroi Koci.
Ai tha se kryeministri Kurti ka mundësi që nuk e ka kundërshtuar këtë draft, por e ka pranuar ashtu sikurse siç është prezantuar.
“Mendoj që ai e ka bërë pranimin si veprim taktik. Kurti e ka ditur që pala serbe nuk e nënshkruan dhe ka bërë mirë”, deklaroi Koci, sipas të cilit, ky veprim i palës kosovare është shfrytëzuar për ta vënë në defensivë palën serbe.
“Nuk mendoj që Kurti ka pranuar diçka të dëmshme për Kosovën, sepse po të ishte i dëmshëm për Kosovën pala serbe do ta nënshkruante”, deklaroi Koci.
Me gjithat, sipas tij, me këtë mosnënshkrim nga ana e Serbisë ajo po blen kohë.
“Serbia është duke blerë kohë me mosnënshkrim dhe unë mendoj që ata nuk janë fare të interesuar për Asociacionin, sepse Serbia dëshiron ndarjen e Kosovës”, tha ai.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...