Por, besoj që jeni bindur deri tani: kurrë nuk do të lejojmë që Kosova të bie nën thundrën e kriminelëve të mentalitetit millosheviqan. Për këtë e kemi garant Ramushin dhe të gjithë popullin e Kosovës.
Avokati i mirënjohur kosovar, Arianit Koci u është kundërpërgjigjur krerëve të shtetit serb të cilët sot kanë sulmuar verbalisht Ramush Haradinajn, pas deklaratave të mbrëmshme.
Koci më së shumti i “ka rënë në qafë”, presidentit të zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq, duke kujtuar deklaratën e famshme të tij se “do t’i vriste 100 boshnjakë për një serb”.
Postimi i plotë i Kocit në Facebook:
“Për një serb do ti vrasim 100 myslimanë”, ishte betimi fashist i Presidentit aktual të Serbisë, Aleksadar Vuçiq më 20 korrik 1995 në Parlamentin e Serbisë.
Për ironi, Vuçiqi sot i drejtohet heroit tonë kombëtar, Ramush Haradinaj me fjalët: “e di kush je ti” – duke aluduar në kinse krime të luftës dhe të pasluftës që i ka kryer z. Haradinaj.
Vuçiq, po të tregoj se kush është Ramushi: ky është personi që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë të të gjithë kosovarëve; ka luftuar me nderin dhe besën e shqiptarit dhe ka sakrifikuar edhe jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Nuk ka ndjenë në fisnike se kjo.
Në të njëjtën kohë, ky është personi që e ka ruajtur dhe do ta ruaj gjithmonë manastirin e Deçanit, i cili është vend i shenjtë, jo vetëm për serbët, por edhe për neve shqiptarët.
Në fakt, Ramushi ka luftuar për paqe, kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, pjesë e të cilit keni qenë edhe ju. Madje, pjesë e rëndësishme.
Sidoqoftë, mburremi me Kosovën multinacionale dhe multikonfesionale.
Për më tepër, nuk mund ta paramendojmë Kosovën pa serb, turq, romë dhe të tjerë. Kështu jemi ne shqiptarët: popull besnik, trim dhe paqësor.
Por, besoj që jeni bindur deri tani: kurrë nuk do të lejojmë që Kosova të bie nën thundrën e kriminelëve të mentalitetit millosheviqan. Për këtë e kemi garant Ramushin dhe të gjithë popullin e Kosovës.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...