Avokati Arianit Koci, ka folur rreth publikimit të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Koci në Klan Kosova deklaroi se kjo është vetëm aktakuzë e deponuar.
“Kjo është një aktakuzë e cila është e deponuar dhe në fazën tjetër konfirmohet ose jo, si një formë është e përfunduar prokurori e ka krijuar besimin se është vepër penale, por pastaj kësaj aktakuze i lëshohet edhe një kontroll”.
Veç tjerash Koci tregon edhe parregullsitë e publikimit të saj nga Prokuroria Speciale në Hagë.
“Ky është rasti i parë që pa u konfirmuar aktakuza publikohen emrat, edhe kjo nuk është rastësi”.
“Nuk i di konkret të gjitha rrethanat pasi s’i kam parë provat, mirëpo mendoj se Prokuroria e ka bërë me mirëbesim pasi këtyre dyve ua ka zbuluar emrat e të tjerëve jo. Argumentet e vërteta do të zbulohen kur tregon Prokuroria çka ka menduar kur ka thënë se po ndërhyjnë në drejtësi”.
“Konfirmimi i aktakuzës bëhet ndërmjet Prokurorisë dhe gjyqtarit paraprak, rregulli 85 deri 90 paraqesin se deri në momentin e konfirmimit janë të dyshuar e kur të konfirmohet janë të akuzuar”.
Koci thotë se publikimi i kësaj aktakuze të deponuar është i menduar mirë nga Prokuroria e Specializuar veçse nuk dihen motivet.
“Veprim i menduar mirë i Prokurorisë, mirëpo nuk dihet nëse ka ndonjë motiv, mirëpo motivin edhe mund ta gjejmë tek paragrafi i dytë ku thuhet se kinse kanë bërë përpjekje ta pengojnë drejtësinë”.
Koci mes tjerash deklaroi se pritet të dal një rezultat pritet në gusht – ku siç theksoi na pret një verë e nxehtë.
“Pritet që në korrik e gusht të dalë një rezultat, e pastaj vazhdohet me procedurat tjera”.
Mirëpo Koci deklaroi se përfundimi i aktakuzës merr kohë.
“Është lëndë voluminoze dhe gjykata nuk mundet aq shpejt të arrijë në përfundim – po flitet për 100 vrasje dhe 11 të akuzuar”.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...