Avokati, Arianit Koci ka thënë që 4 mijë dosjet për krimet e luftës dhe dëshmitaret që arritën në zyrat e OVL e UÇK-së do ndikojnë keq në Kosovën.
“Faturën për ta kemi me pagu ne, kjo për arsye që procedurat po pengohen dëshmitarët po kërcënohen. Po argunmentohet që Gjykata Speciale ka qenë e domosdoshme të krijohet”, ka thënë Koci në Frontal.
Sipas tij, OVL nuk rrezikohet me këtë sepse siç thotë Koci këto janë dosje që do të publikohen meqë të njëjtat do jenë pjesë e Gjykatës Speciale.
Ndërkohë Koci ka folur edhe për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin, Hashim Thaçi e kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli nën dyshimin për krime lufte.
Sipas avokatit Koci kjo aktakuzë nuk është hedhur poshtë.
“Nuk është hedhur poshtë aktakuza se nuk ka dispozitë ligjore që nësë është hedhë aktakuza me u majt e fshehur, ose ka afat shtesë që i ka dhënë gjyqtari i procedurës paraprakre prokurorit për një të dhënë shtesë ose është konfirmuar por ende nuk është bërë publike”, ka thënë Koci.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...