Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, dhe të akuzuarve të tjerë: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e Visart Cengut, e ndodhur më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Ky deklarim është bërë edhe gjatë seancës fillestare, e mbajtur më 7 mars 2024, përcjell Arbresh.info.
Babai i viktimës, Behar Cengu, ka marrë fjalën gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe ka theksuar se arma nuk përdoret kundër “vëllezërve”. Cengu, i cili ka punuar si ushtar, tha se nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ta përdorte armën ndaj njerëzve të tij, pasi, siç shtoi ai, arma përdoret për situata të tjera.
“Jam i dëmtuar në atë farë feje që s’mundem me nejt në këmbë. Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, dhe kemi prit me qindra njerëz dhe kurrë nuk ka shku mendja me bo një gjë të tillë, por jam ushtarak që nga viti 1990 e deri më sot dhe prapë punoj ushtarak dhe arma kurrë nuk përdoret tek vëllai i vet, tek njerëzit e vet. Ne jemi të përgatitur për tjera gjëra”, ka thënë babai i viktimës, Cengu.
Gjatë seancës, Dibran Hoxhaj, i akuzuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu, është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.
I akuzuari Hoxha kërkoi që kushdo që e sheh seanca nga mediat të lajmërohen edhe palët tjera të dëmtuara dhe të sqarojnë situatën se si ka ndodhur kur ka kërkuar takim me në shtëpinë e personave qe e kanë demoluar lokalin e tij.
“Kam hy mrenda kam shku drejt e te tavolina e tyre, kam mëndu që janë këta. Njëri ka qenë me ballë të ajtun. Nëse e sheh këtë video që të vijnë edhe ata të dëshmojnë që i kam pyet a i njihni këta personat e Kukësit dhe a mundeni me m’çu nesër te familjet e këtyre. Kur jam fut brenda kam pa çdo gjë i keni edhe provat vetë se kanë qenë më xhama me gjithçka e thyme, kam mendu që ata janë. Thashë a i njihni këta persona, e u thashë a mundeni nesër me m’çu te shtëpia e tyne. E vetmja mundësi ka qenë kjo. Kanë qenë gjithsej 30 persona të lënduar, por shumica prej tyre janë të martuar dhe nuk duan përçarje në familje, pasi ky është një klub nate me femra dhe nuk duan të paraqiten në gjykatë”, tha Kobra.
Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, trupi gjykues ka vendosur që seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, të shtyhet për muajin shkurt 2024. Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se nga shkurti do të dëgjohen nga tre dëshmitarë në secilën seancë, dhe gjithsej janë 13 dëshmitarë që do të dëgjohen gjatë gjykimit ndaj Hoxhajt.
“Gjykata merr aktvendim që seanca e sotme të ndërpritet dhe seancat e radhës janë caktuar për datat 10, 11, 12 dhe 13 shkurt, nga ora 9:30. Po ashtu, në seancat e radhës do të dëgjohen nga tre dëshmitarë gjatë një seance,” tha gjyqtari.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra” del para gjykatës
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra” del para gjykatës
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra” del para gjykatës
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...