Koalicioni qeveritar PDK-LDK merr fund këtë fundjavë, kanë bërë të ditur për Gazeta Metro, burime të afërta me dy partitë, të drejtuara nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Këto burime kanë bërë të ditur se do jetë dita e shtunë e kësaj jave kur të dy partitë do të dalin me deklarata përmes të cilave do të njoftojnë opinionin se koalicioni i dalë nga zgjedhjet e qershorit 2014 ka marrë fund.
Më pas, në bazë të afateve ligjore, zgjedhjet e parakohshme do të caktohen me datë 4 qershor.
Deri te marrëveshja për prishje të koalicionit ka ardhur pas presionit nga partneri i madh i koalicionit PDK.
Kurse, LDK’ja e kryeministrit Mustafa, duke qenë e pafuqishme për të kaluar në Kuvend, temat e mëdha, në veçanti Demarkacionin, ka qenë e detyruar ta pranojë këtë kërkesë të PDK’së.
Mustafa, sot ka udhëtuar për në Bruksel për të bërë përpjekjen e fundit, lidhur me liberalizimin e vizave, por më shumë për t’u arsyetuar para opinionit se sa që beson se BE do të suspendojë Demarkacionin si kusht për heqje të vizave.
“Kryeministri Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel që të takohet me pushtetarë edhe me politikanë, njerëz të qendrës së djathtë në EPP’së që kanë ndikim krucial në zhvillimet politike në Bruksel, ku prej tyre ka kërkuar që të shihet mundësia e suspendimit të kushtit të demarkacionit për liberalizim vizash”, kanë thënë në kabinetin e kryeministrit Mustafa. Por, në anën tjetër, është kuptuar se Demarkacioni është e pamundur të kalohet nga kjo legjislaturë.
Mësohet, se ekzistojnë dy variante se si do të veprohet me Demarkacionin, para se të shpallet prishja e koalicionit.
Varianti i parë është që Demarkacioni të mos procedohet fare në Kuvend, dhe të të thuhet se ky koalicion merr fund për shkak se tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK, dhe NISMA po pengojnë votimin në Kuvend, dhe edhe vet pozita nuk ka arritur t’i bëjë votat e mjatueshme për kalimin e kushtit të vetëm për liberalizim të vizave.
Ndërsa varianti i dytë, është procedimi në Kuvend i Demarkacionit, ashtu siç edhe ka kërkuar publikisht kryeparlamentari Kadri Veseli javën e kaluar, pas bisedës telefonike me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, ku u tha se me zyrtarin e lartë amerikan janë pajtuar që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.
Kryeministri Mustafa, edhe dje kritikoi PDK’në, por pa i përmendur emrin, kur tha se rrugëdalja nuk është të ikin nga përgjegjësia, “sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund”.
Por, tanimë duket punë e kryer fakti se ky koalicion po përfundon, pa e çuar deri në fund marrëveshjen për koalicion të nënshkruar në mes të ish kryetarit të PDK’së Hashim Thaçi, tani president i vendit, dhe liderit të LDK’së Isa Mustafa.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...