Shpresat për ta kaluar pragun i kanë te votat Diasporës.
Por rezultatet e këtij numërimi duket se nuk po e favorizojnë shumë koalicionin Nisma-AKR dhe PD të cilët janë afër për ta kaluar pragun prej 5 për qind.
Përkundër kësaj nga ky koalicion janë të bindur që do ta kalojnë pragun.
Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re është i bindur që do ta arrijnë një gjë të tillë duke llogaritur në votat e mërgatës.
Edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani thotë që ky koalicion e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e legjislaturës.
Ndërkohë, përmes telefonit, Endrit Shala nga Nisma Socialdeomkrate ka thënë se janë të bindur që do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.
E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes telefonit ka thënëse ky institucion rezultatet përfundimtare do ti publikoj pas ri numërimit të votave./eExpress
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...