Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se i ka shprehur disa brenda në lidhje me këtë dialog tek partnerët e koalicionit,transmeton Arbresh.info.
Ai tha se është kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.
“Premtimi për një mos marrje ose mos lobim për njohje deri në takim i bije si mos nxitje e konflikteve diplomatike diku deri në ngjarje, pra është një lloj armëpushimi deri në takim, të them të drejtën ka logjikë ai premtim para takimit në Amerikë që ndoshta është menduar që do të arrihet një marrëveshje, por nuk ka logjikë me vlejte ai premtim për procesin Borell-Lajcak”.
“Ai premtim ka vlejtur për një samit në Amerikë, në Uashingon, sipas bindjes sime edhe sipas ministres së jashtme zonjës Meliza Haradinaj, Kosova nuk është në obligim për shkak se ky premtim ka vlejtur vetëm për samitin në Uashington, ky premtim nuk vlen për një proces pa një kornizë të qartë kohore”.
Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne.
“Hoti dhe Mustafa duhet ta bëjnë një hap prapa në obligimet që i kanë marrë të tilla. Nuk mund të vazhdojnë me një agjendë pa kornizë kohore, pa qëllime konkrete, që është prej temës në temë”.
“Ne nuk jemi kundër rolit të BE-së në dialog, por dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne, vetëm ia lehtëson Serbisë hapjen e kapitujve për të shkuar drejt BE-së, në na mbanë ashtu siç na ka mbajtur deri tani, as liberalizimin e vizave nuk na e ka dhënë”.
“Unë nuk shoh arsye pse kryeministri Hoti duhet të kujtoj që e ka përkrahjen e Kosovës për një proces të tillë, përkrahjen time nuk e ka, unë jam anëtar i koalicionit, nuk e ka përkrahjen për një proces të tillë të stërzgjatur për kthim në procese gjysmë politike, gjysmë teknike, për pallavra të tilla nuk e ka përkrahjen”.
“LDK është duke bërë diçka që e bënte edhe zotëri Thaçi, po e merr dialogun duke besuar se është një pasuri e caktuar politike me të cilën ti i bënë do syreta dhe të respektojnë, është gabim total, Thaçi ia ka humbur disa vite Kosovës dhe shiheni si kemi mbetur, LDK-ja po e përvetëson dialogun, pra Hoti, Skender Hyseni, shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti në takim me Vuqicin, pa marrë dikë që din më shumë”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...