“Koalicion pragu”, kështu u prit koalicioni i së mërkurës në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma-së.
Se Nisma ka mundësi ta kalojë pragun e zgjedhjeve thonë edhe njohësit e çështjeve të politikës.
Arton Demhasaj për Arbresh.info thotë se koalicioni në mes të AAK-së dhe Nisma është i natyrshëm.
“Mendoj që është një koalicion i natyrshëm, pasi që edhe në të kaluarën këto dy parti politike kanë qenë në koalicion, sa kanë qenë në opozitë, pastaj edhe në kuadër të koalicionit PAN kur kanë qenë në qeveri. Pak a shumë mund të konsiderohet një koalicioni natyrshëm i këtyre dy partive politike”, thotë Demhasaj gjatë një prononcimi.
Se a do të kenë më shumë vota këto dy parti pas koalicionit, Demhasaj shprehet se votat që i ka Nisma, do të barten tek ky koalicion.
“Mendoj që pak a shumë votat që Nisma i ka që sillen diku rreth 2.5 përqind, diku rreth 30 -40 mijë vota mendoj që në mënyrë natyrale nëse vetëm mbahen zgjedhjet dhe këto vazhdojnë me koalicion, atëherë këto vota kanë me u bartë tek ky koalicion”, shprehet ai.
Sipas tij koalicion mes këtyre dy partive nuk do të ketë efekt negativ, pasi elektorati i AAK-së edhe në të kaluarën e ka pranuar një koalicion të tillë, dhe anasjelltas.
“Nuk besoj që do të ketë efekt negativ sepse edhe në të kaluarën elektorati i AAK-së e ka pranu një koalicion të tillë me Nismën, njëkohësisht edhe elektorati i Nismës e ka pranu një koalicion me AAK, kështu që mendoj që në total mund të jetë një rritje në total përafërsisht dy deri në tre përqind”, thekson Demhasaj.
Ndër të tjera, Demhasaj shton se falë Nismës, AAK mund ta prek 11 përqindëshin, ndërsa Nisma mund t’i merr pesë deputetë.
“Këtu varët nëse flasim për tersi mendoj që mund të përfitoj AAK, përshkak se nga një përqindje që në zgjedhjet e fundit ka qenë tetë përqind mund të kalojë edhe dhjetë përqindëshin mund të kalojë në 11 përqind pa problem, por në anën tjetër Nisma pastaj e drejton elektoratin atëherë mund të vij rreziku që brenda një liste të përbashkët Nisma t’i merr pesë deputetë, mund të jetë e dyanshme çështja e përfitimit”, përfundon ai.
Se Nisma tanimë e ka më të lehtë ta kalojë pragun zgjedhor pas këtij koalicioni, mendon edhe analisti politik, Lavdim Hamidi.
“Koalicioni AAK-NISMA është kalkuluar mirë nga këto dy subjekte politike për faktin se ky koalicion ia heq brengën NISMA-s për çështjen e pragut zgjedhor. Pra, nëse do të merrte pjesë e vetme në zgjedhje ka pasur rrezik që mos ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%, siç kishte ndodhur në të kaluarën”, thotë Hamidi.
Ai mendon se me bashkimin e forcave, AAK dhe Nisma mund të arrijnë një sukses më të madh në zgjedhjet parlamentare.
“Në anën tjetër, edhe AAK-se i ndihmon lehtësisht ta kaloj pragun zgjedhor. Madje me bashkimin e forcave, AAK dhe NISMA mund të arrijnë një sukses më të madh në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen gjatë këtij viti”, shprehet analisti.
Se sa i përket asaj se cila parti do të ketë më shumë përfitime nga ky koalicion, ai thotë se partia e AAK-së, pasi është edhe parti parlamentare.
“Normalisht nga koalicioni do të përfitojë më shumë AAK-ja, pasi që kjo e fundit është parti parlamentare, ndërsa NISMA është parti joparlamentare. Gjithashtu AAK-ja udhëheq me disa Komuna në nivel të Kosovës, ndërsa NISMA udhëheq vetëm me Komunën e Malishevës”, thotë Hamidi gjatë një prononcimi për Arbresh.info
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, më 17 janar nënshkruan marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor.
Haradinaj deklaroi se ky partneritet edhe me parti tjera dhe subjekte të tjera që s’janë partiake.
“AAK dhe NISMA kemi arritur marrëveshje parazgjedhore. Ne bashkë në diskutimet disa mujore, kemi vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbetur i vetëm dhe në raste të caktuara edhe i luftuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kurti”, kishte deklaruar Haradinaj pas nënshkrimit.
Ndërsa një ditë pas koalicionit me Nismën, Haradinaj në një konferencë për media ishte shprehur i hapur edhe për koalicione të reja.
Ndryshe në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Partia “Nisma” mbeti përfundimisht jashtë Kuvendit.
“Nisma” e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun.
Koalicioni i atëhershëm Nisma-AKR-PD mori vetëm 42 mijë e 72 vota apo 4.984%./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç