Kneissl: Kosova ka bërë mirë që ka miratuar Demarkacionin

15:33 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl ka thënë se Austria edhe më tutje do ta ndihmojë Kosovën në aspektin e qëndrimit të KFOR-it.

“Në 20 vitet e fundit kam vërejtur ndryshime. Kam parë se ku ka nevojë për ndryshim dhe përmirësim. Edhe pse pak vonë sot po ua uroj 10 vjetorin e pavarësisë pasi që s’munda të marr pjesë por siç e dini Austria është ndër vendet e para që ka kontribuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Ajo ka thënë se Austria është e angazhuar edhe në aspektin ekonomik.

“E di dallimin ndërmjet të qenit ndërmarrës dhe e di se si është të kesh vështirësi në këtë por besoj se do të ketë hapësirë për ndërmarrje të mëdha”, ka thënë ajo.

Sipas saj Kosova ka bërë mirë që e ka miratuar demarkacionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme