Knaus optimist se Asambleja e Përgjithshme do të votojë pro Kosovës në KiE

23:40 | 14 Prill 2024
E.G

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në “X”, ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se “Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është inkurajuar nga vota të rëndëishme në Asamblenë e Parisit javë më parë”.

“Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane nuk është ende në Këshillin e Evropës, do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, shkroi Knaus./Arbresh.info/

 

Të ngjashme