Analisti austriak, Gerald Knaus, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Duke e mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës nuk do të promovojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në platformën X, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovë në KiE do të promovonte një gjë të tillë.
Knaus këtë reagim e bëri duke e shpërndarë postimin e kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili kishte kritikuar SHBA-në se po i vendos kritere shtesë Kosovës.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”, ka shkruar Roth./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...