Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka thënë se letra për draf-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i është dërguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, pas letrës së sotme që Qeveria e Kosovës e dërgoi në KiE.
Përmes një postimi në platformën X, Knaus potencoi se letra kishte për qëllim të tregonte rrugën më të mirë të zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asocaicionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.
Tutje, ai theksoi se nuk duhet të plotësohet kërkesa e Serbisë për Asociacionin.
“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka thënë Knaus./Arbresh.info
🇽🇰🇪🇺
This letter was sent before today’s letter by the Kosovo government, offering the best way towards resolving the ASM issue once and for all this May.
Clearly, any ASM must meet the criteria of the @coe. What Kosovo offered today does meet them and can be sent to the… https://t.co/0iDK9FijgD
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...