Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë pranuar me shqetësim raportimet se në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media të Kuvendit të Kosovës është përmendur edhe mundësia e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).
KMShK, si mekanizëm vetërregullues që përfaqëson mediat e shkruara dhe online dhe AGK, si organizatë që përfaqëson gazetarët, kundërshtojnë çdo përpjekje dhe çdo iniciativë, nga kushdoqoftë, për përfshirjen e përmbajtjes online të mediave si pjesë e mekanizmit rregullues nga institucione shtetërore.
KMShK është mekanizmi i vetëm në Kosovë që merret me etikën e mediave të shkruara dhe online (gazetat, mediat online, revistat, agjencitë e lajmeve) dhe vazhdimisht vendos për ankesat e qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me shkeljet e etikës nga mediat e shkruara dhe online.
Andaj KMShK dhe AGK kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje dhe iniciativë për futjen e etikës së mediave të shkruara dhe online si pjesë e ligjit për KPM-në.
Iniciativa të tilla janë në kundërshtim të hapur me rregullat ndërkombëtare të gazetarisë dhe frymën e gazetarisë të instaluar në Kosovë tash e një kohë të gjatë.
Secila nga mediat e shkruara (online apo të shtypura) duhet të jep përgjegjësi për veprimet e tyre para organeve shtetërore, bazuar në ligjet përkatëse, por fillimisht vlerësimin e etikës së tyre nuk mund ta bëjë askush më mirë se vetë mediat për media, apo profesionistët e fushës.
KMShK nëpërmjet mekanizmit të kontrollit dhe vlerësimit të etikës së mediave të shkruara është njohur edhe nga vetë Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet Ligjit për
Shpifjen dhe Fyerjen dhe vendimet që KMShK merre për palët dhe për mediat respektohen dhe vlerësohen lart nga gjykatat vendore në rastet kur ata vendosin për shpifjen dhe fyerjen.
KMShK dhe AGK konsiderojnë se iniciativat për kontroll dhe vlerësim të etikës për mediat e shkruara dhe online nga një organizatë shtetërore janë të dëmshme dhe nuk iu ndihmojnë mediave dhe gazetarëve, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...