Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me anë të një komunikatë për mediat është ankuar për mënyrën se si persona që kanë ndikuar vetëm negativisht për ngjarjet e para 20 vjetëve në Prekaz, tani po provojnë të marrin merita, njofton Klan Kosova.
“Manifestimet kryesisht janë të një skenari të folklorit politik dhe promovues sidomos e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me rastin e që është edhe më keq, me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në këtë ngjarje dhe pa asnjë dyshim në kontekstin negativ”, thuhet në komunikatë.
“Tash kur dëgjohen personalitete politike të asaj kohe nëpër intervista të shumta, po del se ata që nuk bënë asgjë, ata janë më të merituarit”, vazhdon komunikata pa u përmendur emra se për kë bëhet fjalë.
“E vërteta është se informatën e parë për sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz e ka dhënë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga terreni përkatësisht nga aktivistët e KMDLNj , numri i të cilëve ka qenë i madh dhe të cilët kanë qenë të ndihmuar nga aktivistët e Këshillit nga Drenasi, Vushtrria, Klina dhe Mitrovica”.
“Vlen të theksohet se eksponentë që sot po paraqiten si shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë për zhvillimet në Prekaz, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës së Familjes Jashari me bashkëluftëtarë, janë të rremë sepse kontributi i tyre, më shumë ka qenë përçarës dhe kundër luftës së UÇK-së e sidomos kundër Bacë Adem Demaçit se për atë për çka flasin”.
“Në bazë të intervistave dhe pjesëve të shkëputura nga këto intervista del se komunikimi më intensiv i tyre ka qenë me policinë e Serbisë dhe autoritetet serbe. Për fund, KMDLNj , si institucioni më i besueshëm në atë kohë ka qenë burim i thuaja 95 % të informatave për zhvillimet në atë kohë e në veçanti për rastin e Prekazit”./Klan Kosova/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...