Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka deklaruar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës është duke i dëmtuar dhe vjedhur qytetarët e vendit me mbi 40 milionë euro.
Përmes një komunikate për media, thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke i kërkuar ZRrE-së t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove.
Sipas KMDLNj-së, ZRrE-ja në mënyrë të kundërligjshme ka vjedhur në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.
“ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje KMDLNj shton se kjo shifër do të dali shumë më e lartë, sipas tyre me një qeveri që është aleate e ZRrE, me nje Prokurori jovepruese,
“Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë. Me një qeveri që është aleate e ZRrE, me një Prokurori jovepruese, me një opozitë të rraskapitur fare dhe e ngarkuar me mëkate nga e kaluara për çështjen e vjedhjes përmes faturave të fryera, qytetarët e Kosovës jo që nuk do të zhdëmtohen për dëmet që u janë bërë dhe po ua bënë ky Rregullator i kriminalizuar dhe i veshur me përkrahje politike por këtë keqbërje do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...