Google ADS

KMDLNJ vlerëson se falja e 63 të dënuarve nga presidenti Thaçi është numër i vogël

20:40 | 19 Gusht 2020
L G

Në vitet 2017-2020, Thaçi fali 63 persona. Nga KMDLNJ thonë se numri është shumë i vogël.

Të drejtën për falje të të privuarve nga liria e shfrytëzoi për herë të pare në vitin 2017.

Presidenti Hashim Thaçi, këtë të drejtë e shfrytëzoi kohë pas kohe brenda viteve sa është duke shërbyer si i pari i vendit.

Me 10 prill të vitit 2018, i pari i shtetit me anë të dekretit për shpallje të faljes, kishte falur gjithsejtë 14 të dënuar.

E në 11 dekrete për shpallje të faljes që Thaçi i ka lëshuar, ai ka falur 14 persona ndërsa ka hequr një pjesë të dënimit për 44 të tjerë, duke quar numrin total në 63.

Por në mesin e tyre, vëmendje mori ulja e dënimit për 3 vjet e 6 muaj ndaj Luz Allakajt, që ishte dënuar për vrasje të dyfishtë, ku i vdekur kishte mbetur edhe një 13 vjeçar.

Për këtë rast, të mërkurën reagoi edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Megjithatë, nga Këshilli Për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive Të Njeriut, thonë se presidenti e shfrytëzon shumë pak të drejtën e tij për falje.

Valentina Demolli nga ky Këshill thotë se duhet falur rreth 30% të atyre që vuajnë dënimin, por në bazë të kritereve.

Ndërkohë në mesin e 63 personave të falur, janë vetëm 7 gra të burgosura.

Ndryshe, numri i të dënuarve që bënë kërkesë për falje këtë vit ishte mbi 400.

Të ngjashme