Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dje kanë vizituar Qendrën Korrektues për të Mitur dhe Femra në Lipjan e ku deri më tani kanë “bashkëjetuar” në të njëjtën hapësirë femrat dhe të miturit.
Njëri ndër rekomandimet kryesore të KMDLNj-së por edhe të organizatave tjera monitoruese ka qenë që këto kategori të ndahen dhe të mos jenë bashkë në të njëjtën hapësirë.
Drejtori aktual i QKMF në Lipjan, Isuf Ibërdemaj e njoftoi KMDLNj-në për gjendjen në këtë institucion që e paraqiti si të qetë, pa probleme të trajtimit të të privuarve nga liria, duke shprehur mirënjohje për të dënuarit sepse sillen në përputhje me rendin shtëpiak sikur edhe stafit.
Tash, përkatësisht pas vitit të ri kjo hapësirë do të shërbejë vetëm për të miturit me masë edukative dhe të paraburgosurit e mitur e që do të jenë të ndarë.
Femrat e paraburgosura dhe të dënuara, shumë shpejt do të zhvendosen në objektin e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan e cila është e boshatisur nga të paraburgosurit dhe thuaja ka përfunduar renovimi i kësaj qendre.
Rinovimi është bërë nga vet Shërbimi Korrektues i Kosovës, pa angazhim të ndonjë kompanie dhe nga vet të burgosurit dhe të dënuarit.
Drejtori i kësaj qendre Arif Beqa e informoi KMDLNj-në për punët e kryera, të cilat pastaj u vizituan nga monitorues të KMDLNj-së.
KMDLNj-në , pas monitorimit të këtij objekti vlerëson se punët janë bërë shumë mirë dhe se kushtet për femrat e privuara nga liria janë në përputhje me standardet që vlejnë në shtetet perëndimore , si përkrah hapësira e shfrytëzimit, kushteve për punë dhe aftësimit profesional e deri te hapësira për shfrytëzim të kohës së lirë.
Për herë të parë do të ketë hapësirë të mjaftueshme dhe mundësi të ndahen femrat e paraburgosura, femrat e dënuara, ato me masë edukative sikur edhe është krijuar një hapësirë e mirë ku femrat mund të shfrytëzojnë pushimin vjetor.
Janë përmirësuar edhe kushtet e punës për oficerët dhe oficeret korrektues, stafin administrativ dhe shëndetësorë përveç se mungon furnizimi me karrige, tavolina të punës dhe sirtarë.
KMDLNj e përgëzon Shërbimin Korrektues të Kosovës për punën shumë të mirë të bërë në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan e cila, ndonëse është ndërtuar thuaja para 20 viteve ofron kushte më të mira se çdo qendër tjetër e paraburgimit apo qendër korrektuese në Kosovë. Ofrimi i kushteve më të mira për të privuarit nga liria e lehtëson edhe punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës sikur edhe të organizatave që monitorojnë këto institucione.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju