Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen atentatin ndaj Azem Vllasit.
M. J. pohoi se ai ishte arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në Prishtinë.
Ai i pohoi KMDLNj-së se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje.
Në Qendër të Mbajtjes ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit.
M.J. i ka deklaruar KMDLNj se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit , të njëjtën e merr edhe në Qendrën për Mbajtjes. Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm.
Edhe i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por as ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Mbajtjes.
Të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.
Të intervistuarit kanë deklaruar se që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar. Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.
Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...