Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë vizituan deputetin e ndaluar Milaim Zeka që është duke u mbajtur në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.
Sipas KMDLNj-së vizita kishte për qëllim të sigurimit të informatave nëse të ndaluarit i janë shkelur të drejtat e njeriut, që nga çasti kur është arrestuar , deri në kohën kur u vizitua nga KMDLNj.
“I ndaluari M. Z i ka deklaruar KMDLNj –së se është lajmëruar në Polici me ftesë të Policisë dhe se është intervistuar në prani të avokatit dhe se nuk ka asnjë ankesë në sjelljen e policisë gjatë intervistimit. M. Z i ka deklaruar KMDLNj-së se arrestimit i ka paraprirë një linçim publik medial ndaj tij dhe familjes dhe se arrestimi ka qenë i koordinuar”, thuhet në komunikatë.
Sipas KMDLNj gatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit i ndaluari M. Z nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit dhe nuk konsideron se ndaj tij në këtë qendër ka ndonjë veprim nga stafi që ia shkelë të drejtat e personit të ndaluar. Nuk ka deklaruar se ka ndonjë problem shëndetësor.
“Për KMDLNj –në është me rëndësi që nga çasti kur është arrestuar e deri kur është vizituar nga monitoruesit është respektuar procedura dhe të gjitha veprimet janë në përputhje me të drejtat ligjore dhe të drejtat e njeriut dhe se konstatimi i KMDLNj –së është me rëndësi se janë respektuar të drejtat e njeriut në këtë rast dhe se i ndaluari ka qenë i njoftuar me të drejtat që i takojnë edhe në momentin e arrestimit sikur edhe gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit”, thuhet në komunikatë.
Edhe në këtë rast KMDLNj thërret Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Drejtorin e Policisë që në kuadër të mandatit dhe mundësive të gjejnë një zgjidhje që të përmirësohen kushtet për stafin që punon në këtë qendër si dhe për të ndaluarit e të cilat nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...