Partitë politike në Kosovë kanë nisur të mobilizohen për zgjedhjet e reja, ende pa filluar fushata zgjedhore.
E sipas KMDLNj-së, në këtë drejtim ata nuk po e kursejnë veten nga përdorimi i gjuhës urrejtëse dhe denigruese, duke e rrezikuar kështu integritetin e procesit zgjedhor.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë kujdes se çfarë fjalori do të përdorin gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Partitë politika tashmë kanë filluar të bëjnë fushatë. Ne u kemi bërë thirrje atyre që të mos përdorin gjuhë të urrejtjes, të mos përdorin linçimin publik ashtu siç jemi mësuar ta shohim në zgjedhjet e mëhershme”, tha Valentina Demolli.
Ajo po ashtu ka potencuar se pjesë e reagimit është edhe thirrja e votuesve që të mos japin asnjë votë për kandidatët potencialë që kanë problem me ligjin.
“Ne kemi shkuar përtej dhe jemi lidhur direkt me qytetarët e Kosovës duke iu bërë thirrje atyre që të mos votojnë personat që kanë probleme me ligjin apo kanë ende aktakuza. Mirëpo kjo mbetet në domenin e qytetarëve të Kosovës të vendosin”, shtoi më tej Valentina Demolli.
E kësaj thirrjeje iu ka bashkangjitur edhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, teksa thotë se për momentin nuk po sheh diçka të tillë.
Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori vendim që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më datën 6 tetor./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...