Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNj) përmes një letre të hapur i ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që të bëj publike listën e të dënuarve që i ka falur.
”Sipas informatave të KMDLNj – së për faljen e Presidentit kanë aplikuar më shumë se 700 të dënuar. Të gjitha këto kërkesa janë shqyrtuar nga komisioni ad hoc që Ju e keni formuar dhe që sipas informatave të KMDLNj – së e ka përfunduar punën duke ua dorëzuar listën me emrat e të dënuarve që sipas vlerësimit të komisionit ad hoc e meritojnë të falen mirëpo Ju, sipas kompetencave që iu jep Ligji mund t’i falni të gjithë nga lista e propozuar nga komisioni ad hoc sikur që mund të mos e falni asnjë të dënuar që ka kërkuar falje. Në rastin konkret, Ju, z. President e keni fjalën e fundit sikur që edhe vendimi përfundimtar është i Juaj , përkatësisht vullnetit Tuaj. Për informim të opinionit, KMDLNj nuk është pjesë e komisionit ad hoc prandaj edhe nuk është në gjendje t’u jap një informatë të saktë të dënuarve që kanë kërkuar falje, familjarëve të të dënuarve, mbrojtësve e as të tjerëve që kërkojnë informata nga KMDLNj”, bëhet e ditur në komunikatë.
Më tutje, KMDLNj njofton se kanë kërkuar që ata që e meritojnë të falen, sepse kjo do t’i motivonte ata.
”KMDLNj, në rastin konkret ka dalë në anën e të dënuarve duke kërkuar të falet një numër më i madh se viteve paraprake në rast se i plotësojnë kushtet për falje aq më parë që faljet e mëparshme kanë qenë më shumë provokim i situatës së sigurisë në burgje që kanë ndikuar në tensionimin e situatës se sa një demostrim i vullnetit dhe mëshirës së Presidentit t’i lirojë ata që e meritojnë gjë që do të reflektonte në motivimin e të burgosurve të sillen mirë duke e pranuar programin e risocializimit. Mosbërja publike e listës së atyre që eventualisht i keni falur e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje sikur që në masë të madhe e vështirëson punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës që në rastin konkret nuk mbanë asnjë përgjegjësi por se mund të përballet me shumë probleme!”, bën të ditur më tutje KMDLNj.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...