Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi ka thënë se tërheqja e kursimeve nga Trusti është i imponuar.
Në këtë reagim thuhet se kjo gjë nuk bëhet nga dëshira, sipas tyre kjo po ndodh për shkak të situatës së rënduar ekonomike.
“Në rrethanat aktuale kur të gjithë treguesit ekonomikë dhe zhvillimorë janë kundër grupeve të cenueshme ekonomike dhe kur qeveria aktuale, për shkaqe objektive dhe subjektive nuk po ka mundësi të sigurojë kushte për mbijetesë të këtyre grupeve, tërheqja e kursimeve nga Trusti nuk është vullnet i qytetarëve por një veprim i imponuar për shkak të situatës së rënduar ekonomike, për të siguruar një mbijetesë për një kohë të caktuar me shpresë se do të kenë mundësi më të mira në të ardhmen”.
“Qytetarët e kanë të qartë se mjetet e kursyera në Trust janë prej dy burimeve apo se kanë dy pronarë; 50 % të kursimeve janë kontribut i punëdhënësit (shtetit apo biznesit privat kurse 50 % janë kontribut i të punësuarve që nënkupoton se ata janë pronarë të këtij 50 % dhe se mund, si pronë e patjetërsueshme, të disponojnë si të duan dhe kur të duan me ato mjete). Nëse shteti është pronar i 50 % të kursimeve e është, atëherë kjo i jep të drejtë shtetit që për këto mjete të vendosë vet, edhe kur do t’i jap, edhe sa do t’i jap ose edhe nuk i jep fare”, thuhet më tutje në reagim.
Më pas thuhet se qytetari mund dhe duhet të ketë të drejtën, si pronar i këtyre mjeteve, të bëjë ç’të dojë me to.
“Në anën tjetër askush përveç atij që i ka kursyer 50 % e që është i punësuari, nuk ka të drejt t’ia mohojë mënyrën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe se çdo veprim tjetër është në kundërshtim me të drejtat e njeriut aq më parë që shteti fare nuk garanton për sigurinë e mjeteve të kursyera për individë që kanë kontribuar. Nëse humbin mjetet e kursimeve, qytetari mbetet i pakompensuar nga shteti prandaj kjo është edhe arsye shtesë që qytetari mund dhe duhet të ketë të drejtën, si pronar i këtyre mjeteve, të bëjë ç’të dojë me këto mjete”.
“Sot, mjetet e Trustit barten nëpër tregjet botërore ku pësojnë shumë humbje, kreditohen bankat e ndryshme të shteteve tjera me një kamatë simbolike (të papërfillshme) ndërsa qytetarët e Kosovës, të mbështetur për muri shkaku i situatës së rënduar ekonomike detyrohen të marrin kredi deri me 40 % kamatë. Sigurisht se ata qytetarë që e kanë gjendjen e mirë ekonomike nuk kanë nevojë të tërheqin këto mjete ndërkaq qytetarët në vështirësi të madhe ekonomike e kanë të domosdoshme t’i tërheqin këto mjete për nevoja elementare, për nevoja shëndetësore dhe për t’i mbajtur fëmijët e tyre të papunë. Paratë e Trustit për grupet e cenueshme, në rrethanat aktuale nuk janë para për jetë por janë para për të siguruar një vdekje në kushte të dinjitetit minimal”, thuhet në reagim./arbresh.info
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025