Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut fton të gjithë sindikalistët që të pezullojnë grevat për aq sa edhe zgjat pezullimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
KMDLNj ia përkujton opinionit dhe udhëheqësve sindikalistë se masa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,nuk është vendim përfundimtar dhe nuk e paragjykon vendimin final prandaj propozon që , deri sa të zgjasë masa e pezullimit për zbatim të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, të pezullohen të gjitha grevat dhe protestat e paralajmëruara nga sindikatat dhe pjesërisht të realizuara.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të pakundërshtueshme dhe asnjë grevë apo protestë nuk e vë në pyetje këtë vendim , qoftë si masë e përkohshme apo vendim final. Askush nuk ka kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur janë shkarkuar presidentët , kur janë kundërshtuar Marrëveshjet me Serbinë apo edhe Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Edhe sindikatat e lartpërmendura nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë masën e pezullimit nga Gjykata Kushtetuese , deri në një vendim final; nëse Ligji shpallet antikushtetues nuk do të zbatohet fare dhe nëse jo , do të ketë kompensim në mënyrë retroaktive”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
KMDLNj thërret sindikatat të reflektojnë dhe të respektojnë masën e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk ka zgjidhje tjetër deri në vendim final. Pas kësaj mase askush nuk do të pranojë të lëshojë paga me rritje në bazë të një Ligji për paga e që përkohësisht është pezulluar. Ndryshe do të përgjigjeshin për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Komunikata e KMDLNJ-së:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës , të enjten e ka miratuar kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të përkohshëm të Ligjit për paga duke e ndaluar për tre ( 3 ) muaj zbatimin e këtij Ligji deri në një vendim përfundimtar. Pas kësaj filloi një sulm kundër Institucionit të Avokatit të Popullit i cili , me kërkesën për shqyrtimin e kushtetushmërisë së këtij Ligji nuk doli kundër atyre që përfituan me këtë Ligj ( pala e kënaqur ) por doli në mbrojtje të atyre që nuk përfituan nga ky Ligj ( pala e pakënaqur ) dhe të cilët iu drejtuan Avokatit të Popullit . Kërkesa e Avokatit të Popullit drejtuar Gjykatës Kushtetuese është në kuadër të mandatit kushtetues të IAP –it dhe , në rast se nuk do t’i drejtohej Gjykatës për trajtim të kërkesës së palës së pakënaqur , Avokati i Popullit do të shkelte Kushtetutën e Kosovës prandaj për KMDLNj –në është i papranueshëm sulmi dhe linçimi që i bëhet Avokatit të Popullit për rastin në fjalë. Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për paga , pjesa dërmuese e shoqërisë civile këtë ligj e kundërshtoi si diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën kurse tani pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e këtij Ligji , për habi kemi një heshtje të plotë dhe të paarsyeshme të shoqërisë civile!
Edhe para marrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës , Sindikata e Bashkuar e Arsimit , Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Sindikata e Policisë deklaruan se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim që kundërshton zbatimin e Ligjit për paga , këto tri sindikata do ta ftojnë anëtarësinë , fillimisht për një grevë paralajmëruese e pastaj për një grevë të përgjithshme.
Me thirrje të SBASHK-ut , si paralajmërim sot nuk u mbajtën dy orët e para të mësimit sikur që edhe personeli shëndetësorë bëri grevë kurse Sindikata e Policisë mbeti të vendosë sot për veprimet që do t’i ndërmerrë .
KMDLNj e njeh dhe e pranon veprimin sindikalist deri në atë masë që nuk e rrezikon palën tjetër përkatësisht nëse shkaktohet dëm i madh dhe i përgjithshëm , rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve sikur kur rrezikohet edhe siguria personale dhe e përgjithshme e qytetarëve. Greva e përgjithshme e paralajmëruar e këtyre tri organizatave sindikale, nëse realizohet siç po deklarohet përbëjnë këto tri komponente të shënuara më laartë prandaj , sipas KMDLNj –së e tejkalojnë veprimin e lejuar sindikalist . KMDLNj shpreson dhe beson se , për shkak të natyrës së punës , Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Sindikata e Policisë nuk do të bëjnë grevë të përgjithshme për faktin se seriozisht do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve të Kosovës , siguria e qytetarëve por edhe stabiliteti i Kosovës. Ndërkaq , SBASHK-u , në vend se të merr përgjegjësi për rezultate katastrofale në testin e PISA-së , me grevën e paralajmëru ar , në mënyrë aktive po kontribuon në degradimin e sistemit arsimorë duke legalizuar në këtë mënyrë analfabetizmin funksional. Me grevën në arsim , më parë dhe tani , SBASHK-u po ua shkel në mënyrë flagrante të drejtat e nxënësve për mësimnxënie, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut sikur po i dëmton edhe prindërit që investojnë materialisht dhe jo vetëm materialisht në fëmijët e tyre ndërkaq që SBASHK-u ua mohon të gjitha të drejtat , edhe si nxënës , edhe si prindër ! Në rrethana kur procesi mësimorë është lënduar dhe dëmtuar deri në degradim të skajshëm , prindërit nuk duhet t’u binden SBASHK-ut por duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkolla . Askush nuk ka të drejtë që , në emër të përfitimeve personale dhe grupore të dëmtojë një numër aq të madh të nxënësve sikur që çdo rritje e pagave duhet të jetë në përputhje me ngritjen e performancës e që në rastin konkret është pikërisht e ku ndërta .
KMDLNj ia përkujton opinionit sikur edhe atyre që thërrasin në protesta të përgjithshme se Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon disa situata lidhur me këtë çështje dhe të ngjashme si ate :
Neni 205 – cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik
Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon personin tjetër që të shfrytëzojë të drejtën e tij për paraqitjen e lutjes , kallëzimit penal , lutjes, padisë , ankesës , kundërshtimit apo të ndonjë mjeti tjetër juridik , dënohet me gjobë ose me burgim deri në një ( 1 ) vit.
Kur vepra penali nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtarnë keqpërdorim të pozitësapo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre ( 3 ) muaj deri në tre ( 3 ) vjet.
Neni 222 – Keqpërdorimi i të drejtës në grevë :
Kushdo që në kundërshtim me Ligjin organizon apo udhëheq grevënedhe nëse nuk ka elementetë ndonjë vepre tjetër penale dënohet me gjobë ose burgim deri në një ( 1 ) vit.
Kushdo q[ në kundërshtim me Ligjin organizon apo udhëheq grevën e cila shkakton dëm në shkallë të madhe , humbje në shkallë të madhe ose rrezikon jetën apo shëndetin e personavedhe nëse nuk ka elementetë ndonjë vepre penale tjetër , dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre ( vjet ) .
KAPITULLi XXXII – VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK
Neni 401 – Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare :
Kushdo që me forcë apo kanosje serioze pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron ate ta kryej detyrën zyrtare dënohet me burgim prej tre ( 3 ) muaj deri në tre ( 3 ) vjet.
Kushdo që merr pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron ate ta kryejë detyrën zyrtare , dënohet me gjobë ose me burgim tre ( 3 ) vjet.
Udhëheqësi apo organizatori i grupit që kryen vepër penalenga paragrafi 2. I këtij neni dënohet me burgim prej një ( 1 ) deri në pesë ( 5 ) vjet.
Neni 403 – Thirrja për rezistencë :
Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre ( 3 ) vjet.
Nëse vepra penale nga paragrafi 1. I këtij nenirezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgimprej gjashtë ( 6 ) muaj deri në pesë ( 5 ) vjet.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju