Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka lëshuar në njoftim për media lidhur me ndalesën që i është bërë deputetes Donika Kadaj-Bujupi për komunikim me telefon me familjen e saj.
KMDLNj sqaron se gjatë qëndrimit në Qendër të Paraburgimit dhe me status të të paraburgosurit nuk është përgjegjësi apo kompetencë e Qendrës së Paraburgimit dhënia apo mosdhënia e lejes për biseda telefonike personave të paraburgosur por se kjo është kompetencë ekskluzive e Gjykatës apo Gjykatësit që e trajton lëndën.
Njoftimi i plotë KMDLNj-së:
“Për të paraburgosurit Gjykata lejon apo e mohon të drejtën për bisedat telefonike
Pas një informate se deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tash e paraburgosur në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan, nuk i lejohet komunikimi me telefon me familjen, KMDLNj ka kërkuar informata dhe sqarime nga drejtori i kësaj qendre nëse e paraburgosura po trajtohet në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Në përgjigje zyrtare të drejtorit , Heset Loku thuhet se ndaj të paraburgosurës janë dhe po zbatohen në përpikëri të gjitha dispozitat e LESP për trajtimin e personave të paraburgosur dhe se e paraburgosura nuk ka asnjë vërejtje, kërkesë apo ankesë për trajtimin e saj përveç kufizimeve që i bëhen në komunikim me familjen përmes telefonit që është i vendosur në këtë qendër dhe i cili është në shfrytëzim të personave të privuar nga liria nëse këta e kanë këtë të drejtë përjashtuar rastet kur kanë kufizime nga gjykatësi i procedurën paraprake.
Gjithnjë sipas përgjigjes së QKL dërguar KMDLNj –së, e paraburgosura Donika Kadaj – Bujupi është pranuar në këtë qendër me datë 24.11.2017 dhe të njëjtën ditë, sipas procedurave, QKL i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesën që të paraburgosurës t’i lejohet biseda telefonike me familjarët e saj dhe se kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Themelore po të njëjtën ditë.
Më 27.11.2017 e paraburgosura Donika Kadaj – Bujupi përsëri është pranuar në QKL dhe kjo qendër e ka ripërsëritur kërkesën për lejimin e bisedës telefonike me familjen e saj por se përsëri është refuzuar nga Gjykata Themelore.
KMDLNj sqaron për opinionin se gjatë qëndrimit në Qendër të Paraburgimit dhe me status të të paraburgosurit nuk është përgjegjësi apo kompetencë e Qendrës së Paraburgimit dhënia apo mosdhënia e lejes për biseda telefonike personave të paraburgosur por se kjo është kompetencë ekskluzive e Gjykatës apo Gjykatësit që e trajton lëndën në të cilin përfshihet apo përfshihen personi apo personat që janë nën hetime, që iu është ngritur akuza apo që janë duke u gjykuar. Qendra e Mbajtjes apo ajo e Paraburgimit është e detyruar ta zbatojë vendimin e Gjykatës dhe në rastin konkret nuk mund të flitet për shkeljen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria nga ana e Qendrës Korrektuese në Lipjan sepse Gjykata Themelore ka marrë vendim kufizues për bisedat telefonike.
KMDLNj , në bazë të monitorimit që e bënë në këtë Qendër konstaton se trajtimi është i mirë dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale përkundër vështirësive objektive me të cilat përballet kjo qendër në veçanti sikur edhe Shërbimi Korrektues, në përgjithësi. Këto kushte dhe vështirësi ndikojnë edhe në punën e stafit korrektues i cili në jo pak raste punon në kushte të vështira që ndikon në efikasitetin e punës.
KMDLNj e ripërsërit kërkesën që të sigurohen kushte më të mira të punës për stafin korrektues, punëtorët e administratës dhe personelit tjetër brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës”
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...