Google ADS

KMDLNJ: Sava Janjiq duhet të hetohet për krime lufte

14:47 | 11 Prill 2021
A. B.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka thënë se në një shtet ligjor Sava Janjiq do të duhej të dënohej për krime lufte.

Sipas KMDLNj-së, Manastiri i Deçanit, jo që nuk rrezikohet nga shqiptarët apo institucionet e Kosovës por, edhe sipas Pakos së Ahtisarit dhe ligjeve në fuqi gëzon një status extraterritorial.

“Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve dhënë NKMDLNj në Deçan pas përfundimit të luftës në Manastirin e Deçanit përveç se ishin vendosur paramilitarët dhe forcat e rregullta serbe, policia dhe ushtria aty ishin rrahur dhe torturuar edhe shqiptarë të marrë peng. Manastiri i Deçanit ishte shndërruar thuaja në bazë ushtarake ku shpërndahej armatimi për serbët e mobilizuar”, thuhet nga ky KMDLNJ.

Reagimi i plotë nga KMDLNJ:

Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve dhënë NKMDLNj në Deçan pas përfundimit të luftës në Manastirin e Deçanit përveç se ishin vendosur paramilitarët dhe forcat e rregullta serbe, policia dhe ushtria aty ishin rrahur dhe torturuar edhe shqiptarë të marrë peng. Manastiri i Deçanit ishte shndërruar thuaja në bazë ushtarake ku shpërndahej armatimi për serbët e mobilizuar.

Pas kësaj informate të KMDLNj, abati i këtij Manastiri, Sava Janjiq e denoncon te OSBE, KMDLNj – në ndërsa OSBE i jep KMDLNj dy mundësi që të tejkalohet kjo çështje, e para që drejtori i KMDLNj -së, Behxhet SHALA, t’ i kërkojë falje publike otac Savësdhe, e dyta që KMDLNj – ë të përballet me gjyqin. KMDLNj nuk e bëri as të parën e as të dytën por këmbënguli të bëhen hetime rreth Manastirit të Deçanit dhe përfshirjes së mundshme të Sava Janjiqit në shkelje të Ligjeve të Luftës dhe të Drejtës Humanitare. Është pozitive që edhe përkundër atyre zhvillimeve nuk pati asnjë pasojë as për Manastirin e Deçanit e as për personelin.

Pas 21 vjetëve të përfundimit të luftës, të thuhet se Manastiri i Deçanit është i rrezikuar është nonsens i llojit të vet aq më parë që nuk ishte rrezikuar as në kohën e veprimeve ushtarake.

Sava Janjiq, një klerik i mbështjellur me një pëlhurë demokratike ndërsa me një përmbajtje krejtësisht serbomadhe tani ankohet se shqiptarët dhe institucionet e Kosovës po e rrezikojnë Manastirin e Deçanit, nuk po i zbatojnë Marrëveshjet ndërkombëtare sikur as vendimet e gjykatave të Kosovës ( Gjykatës Kushtetuese ), në ndërkihë që nuk i pranon as institucionet e Kosovës, shtetin e Kosovës kurse vendimet e gjykatave i pranon në mënyrë selektive ( kur i përshtaten ).

Sipas KMDLNj – së, Manastiri i Deçanit, jo që nuk rrezikohet nga shqiptarët apo institucionet e Kosovës por, edhe sipas Pakos së Ahtisarit dhe ligjeve në fuqi gëzon një status extraterritorial, me një fjalë ka pavarësi dhe mbrojtje të plotë prandaj po e keqpërdorë këtë për të shtrirë ndikimin e Serbisë në Kosovë duke e vënë fenë në shërbim të politikes.

E drejta e ushtrimit të fesë në Kisovë është e rregulluar me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe, në këtë drejtim Kosova është para shumë shteteve në rajon. Viteve të fundit incidentet ndëretnike kanë rënë shumë, janë raste sporadike prandaj janë të pavërteta pohimet e Sava Janjiqit dhe të Serbisë se serbët në Kosovë po rrezikohen, se objektet fetare të Kishës Ortodokse po plaçkiten dhe se personeli fetar po sulmohet. Abati Sava Janjiq, mohues i shtetit dhe institucioneve të Kosovës, në vend se të merret me çështje fetare dhe shpirtërore, që e ka edhe mandat, duke shpërndarë lajme të rreme dhe duke qenë përçues i propagandes së Serbisë në Kosovë, po bënë përpjekje ta mësheh të kaluarën e tij nga lufta që, sipas KMDLNj – së e bënë përgjegjës për shkelje të drejtave të njeriut të të ndaluarve në Manastirin e Deçanit para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në çdo shtet ku sundon ligji, Sava Janjiq do të hetohej për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë kundër civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor.

Deri sa nuk hetohen këto dyshime, Sava Janjiq, mohues i shtetit të Kosovës, Manastitin e Deçanit do ta shndërrojë në Ambasadë të Serbisë apo Qendër Propagande ky vet do të jetë, edhe Ambasador dhe mbret. Sava Janjiq e ka ndërgjegjen e ngarkuar me faje nga e kaluara prandaj është vënë 100 % në shërbim të politikës së Serbisë duke dëmtuar marëdhëniet ndëretnike dhe serbët, që janë integruar apo duan të integrohen në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme