Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, e konsideron rrahjen e të ndaluarve apo të arrestuarve në stacion policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptuar ndonjë dënim simbolik .
Sipas KMDLNj, rasti ishte mjaft i rëndë, aq më parë që i riu është rrahur në stacion të policisë ndonëse nuk ka paraqitur asnjë rrezik për policin në fjalë, policët tjerë apo personelin e administratës.
KMDLNj gjithmonë i ka denoncuar këto raste në Inspektoratin e Policisë së Kosovës i cili, pas administrimit të provave ka ndërmarrë dhe propozuar masa ligjore ndaj policëve të papërgjegjshëm, që me sjelljet e tyre e njollosin një punë të mirë dhe të madhe që e bënë pjesa dërrmuese e Policisë së Kosovës e që konsiderohet njëri ndër institucionet më të besueshme dhe më profesionale.
“KMDLNj–së, në Prishtinë, qytetari A. B. 18 vjeçar, nga Prishtina i ka dhënë një deklaratë se me datën 25 janar 2021, në Stacionin Qendër i njohur si 92 –shi, pa asnjë arsye është rrahur nga një polic, në prani të 3 policëve tjerë të cilët as që kanë reaguar për shkeljet që i ka bërë kolegu i tyre. KMDLNj e ka deklaratën e plotë të riut që është rrahur brenda Stacionit të Policisë në Prishtinë si edhe raportin e mjekut dhe dëshmitë për pasojat e dhunës së përdorur. KMDLNj e ka dërguar rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës duke kërkuar hetime në përputhje me mandatin ligjor që e ka ky institucion. KMDLNj e ka të njohur emrin e të rrahurit sikur edhe emrin e policit që i dhunoi të drejtat e njeriut në Stacion të Policisë mirëpo, për shkak se kjo mund të ndikojë në hetimet që po i bënë Inspektorati Policor i Kosovës, këta emra nuk do t’i bëjë publik. Rrahja e të ndaluarve apo të arrestuarve në Stacion Policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, KMDLNj e konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptuar ndonjë dënim simbolik . KMDLNj kërkon të bëhen hetime edhe ndaj policëve që nuk ndërmarrin asgjë për të penguar dhunën ndaj qytetarëve të ndaluar apo që nuk e denoncojnë këtë dhunë. KMDLNj vlerëson se konfliktet verbale dhe jo vetëm verbale midis qytetarëve dhe Policisë së Kosovës bëhen kryesisht për dy arsye : gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik dhe gjatë shqiptimit të gjobave për mosrespektim të masave anticovid : mbajtja e distancës sociale , vendosja e maskave, mosrespektimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe ndalimi i grumbullimit të shumë personave”, thuhet në reagim.
KMDLNj fton të gjithë qytetarët e Kosovës të sillen në përputhje me ligjin, të respektojnë policinë, kurse, çdo rast kur atyre u shkelen të drejtat, duhet t’i paraqesin te Inspektorati Policor i Kosovës apo te organizatat për të drejtat e njeriut e që kanë mandat të monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...