Rasti i foshnjës së porsalindur që ra në pllaka në klinikën Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke pësuar kështu lëndime të rënda në kokë, ka marr vëmendjen e të gjithëve.
Për këtë rast për të cilin fillimisht raportoi Indeksonline, deri më tani ka reaguar Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, derisa një fjalë nuk e kanë nxjerr gratë deputete e as zyrtarët e shtetit.
QKUK-ja lidhur me këtë rast të rëndë ka bërë të ditur se ka marr masat e para ndaj stafit që neglizhoi lindjen e Vahide Tashollit, duke ua ndërruar vendin e punës të gjithëve, shkruan Indeksonline.
E këtë skandal në sektorin e shëndetësisë e sheh si tejet shqetësues kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala. Sipas tij, për këtë duhet reagimi i shoqërisë dhe ngritja e zërit.
“Rasti i foshnjës në pllaka është vetëm pasqyrë reale e shëndetësisë publike që e kemi në Kosovë dhe shpërfillje e pacientit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kësaj, po flitet që Prokuroria mund të bëj hetime, por kjo që ka ndodhur është një shkelje e rëndë, ku është rrezikuar edhe jeta e foshnjës edhe e nënës”, tha Shala.
Ai vlerësoi se ata që e kanë bërë pranimin e pacientes në spital është dashur të jenë shumë më të kujdesshëm dhe mos të lejojnë që situata të vije deri te kjo.
“Po të ishte pacientja në një vend larg objektit të QKUK-së kjo mbase do të mund të arsyetohej disi por kështu jo. QKUK-ja do të duhej të ishte vendi më i mirë dhe i përshtatshëm për të lindur aty, e kjo që ka ndodhur është e pafalshme”, tha tutje Shala.
Sipas tij, ndaj kësaj duhet të reagoj jo vetëm Rrjeti i Grave që lëshoi një reagim me shkrim, por duhet të bëhen hetime për ata që e kanë lejuar një situatë të tillë të ndodh.
Kujtojmë se pacientja Vahide të martën lindi foshnjën e saj të tretë, që nga neglizhenca e stafit i ra në pllaka, e si pasojë tash e sa ditë foshnja ka gjakderdhje në kokë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...