KMDLNj reagon për festimin e Vidovdanit në Kosovë

10:28 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me festimin e festës së Vidovdanit javën e kaluar në Gazimestan.

“Vërejtjet e KMDLNj-së janë se ky procesion fetar ( thënë kushtimisht) nuk ishte i tillë por ishte shprehje dhe nxitje e urrejtjes nacionale, thirrje për luftë për kthimin e Kosovës, e përcjellë me ikonografi shoveniste, slogane dhe parulla të urrejtjes, me një fjalë , ishte paraqitje e skajshme radikalizmit fetar serb dhe radikalizmit politik.

KMDLNj e dënon çdo ekstremizëm, qoftë fetar, politik apo tjetër dhe kërkon që ndaj tyre të ndërmerren të gjitha masat që parashihen me ligj mirëpo fuqishëm e kundërshton dhe gjykon zbatimin e standardeve të dyfishta që e lufton vetëm njërin ekstremizëm, në rastin konkret atë islam kurse e amniston apo lejon të veprojë lirshëm ekstremizmin e Kishës Ortodokse serbe”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Reagimi i plotë:

Pas ndryshimeve të dhunshme në disa shtete arabe ku pati luftëra që vazhdojnë edhe sot, një numër i madh i qytetarëve të Kosovës u morën në pyetje, u arrestuan sikur edhe u dënuan për shtytje, organizim apo luftëra në shtetet e huaja përkatësisht si bartës apo zbatues të radikalizmit islamikë. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës u vranë në këto konflikte të armatosura, të huaja pa asnjë dyshim për qytetarët e Kosovës sikur që edhe një numër i fëmijëve të tyre mbeten peng të një lufte pa asnjë kuptim dhe nuk kanë mundësi të kthehen në vendin e tyre. Arrestimet e një numri të të dyshuarve për ekstremizëm fetar e që identifikohej me terrorizëm, si rrezik për sigurinë e vendit, të rajonit dhe asaj globale, në diasa raste mori formën e fushatës për të cilën KMDLNj pati reaguar e që u dëshmua gjatë proceseve gjyqësore ku e fituan pafajësinë për këto akuza shumë të rënda.
Rasti më i freskët është ai i Fuad Ramiqit dhe disa imamëve , me akuza shumë të rënda. Ata u liruan po kush ua kompenson dëmin që iu është shkaktuar atyre dhe familjeve të tyre ?! Sikur edhe diskreditimin dhe linçimin publik.
Javen e kaluar, serbët e Kosovës, Serbisë dhe Rebulika Srpska e festuan Festën Shën Vidit-Vidovdanin në Fushën e Mëllenjave- Gazimestan, nën përcjellje dhe mbrojtje të Policisë së Kosovës e që sipas KMDLNj-së është krejtësisht në rregull. Vërejtjet e KMDLNj-së janë se ky procesion fetar ( thënë kushtimisht) nuk ishte i tillë por ishte shprehje dhe nxitje e urrejtjes nacionale, thirrje për luftë për kthimin e Kosovës, e përcjellë me ikonografi shoveniste, slogane dhe parulla të urrejtjes, me një fjalë , ishte paraqitje e skajshmee radikalizmit fetar serb dhe radikalizmit politik.
Sipas Ligjit mbi organizimin e tubimeve publike, çdo tubim apo manifestim që e përdorë gjuhën e urrejtjes apo ka porosi të dhunës, duhet të pengohet sikur që duhet të ndërmerren veprime ligjore ndaj bartësve të këtyre dukurive të urrejtjes dhe dhunës verbale. Peshkopi i Kishes Ortodokse serbe, Anastasije Jevtiq, në stilin e Piratit të Karaibeve bëri ftesë publike për luftë të re e qu u pritë me pajtim të një numri të “pelegrinëve”.
KMDLNj e dënon çdo ekstremizëm, qoftë fetar, politik apo tjetër dhe kërkon që ndaj tyre të ndërmerren të gjitha masat që parashihen me ligj mirëpo fuqishëm e kundërshton dhe gjykon zbatimin e standardeve të dyfishta që e lufton vetëm njërin ekstremizëm, në rastin konkret atë islam kurse e amniston apo lejon të veprojë lirshëm ekstremizmin e Kishës Ortodokse serbe. Kisha Ortodokse serbe, me asnjë veprim nuk është distancuar nga ikonografia shoveniste në Gazimestan dhe thirrjes publike për luftë të re në Kosovë nga zyrtarë të lartë të po kësaj kishe.
Në rastin konkret shkilet në mënyrë flagrante parimi elementar i drejtësisë dhe i të drejtave të njeriut për trajtim të barabartë dhe jodiskriminues para ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike , fetare, ginore, moshore, racore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri.
Deri sa politikanët kosovarë e gjykojnë ashpër ekstremizmin e dhunshëm, nga një herë edhe pa kritere , ate të radikalizmin islamik, politikanët serb të Kosovës, dhe vet pjesë e këtij ”pelegrinazhi” fetaro-politik , jo që nuk distancohen nga fjalori dhe porositë e dhunshme, por në disa raste bëhen pjesë aktive e këtij shfrenimi shovenist.
Faktori ndërkombëtar në Kosovë luan rolin paternalist ; e mbronë ekstremizmin e Kishës Ortodokse serbe kurse , në anën tjetër an block e dënon radikalizmin islamik, pa përjashtime e që konsiderohet si presion ndaj politikanëve shqiptarë që edhe këta ta bëjnë këtë.
Për KMDLNj nuk ka ekstremizma më shumë ose më pak të rrezikshëm, të gjithë, si të tillë paraqesin rrezik dhe duhet të trajtohen sipas ligjit, pa përjashtime dhe pa diskriminime

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme