Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për decertifkimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit që ishin dënuar për vepra penale bazuar në një vendim të prerë të gjykatës përkatëse në tri vitet e fundit.
Sipas KMDLNj, ky kusht për kandidatët e mundshëm që kanë vendosur të garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit nuk gjeti zbatim në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit
“Nga aspekti i të drejtave të njeriut por edhe nga aspekti i së drejtës, ky veprim i KQZ –së për KMDLNj –në është rast flagrant i diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore; për të njejtën vepër edhe për të njejtin dënim lejohesh të garosh në nivelin më të lartë dhe më të ndjeshëm, atë të përgjithshëm ku mandatoheni të votoni ligje kurse u mohohet pjesëmarrja në zgjedhje lokale ku zbatoni ligje!”
“Ky diskriminim është non-sens tipik kosovar!Të deklaroni, siç bënë kryetarja e KQZ –së, znj. Valdete Daka, gjyqtare e karrierës, se verifikimi për kandidatë në zgjedhjet e parakohshme nuk ka mundur të bëhet prandaj nuk e kanë bërë decertifikimin e të dënuarve kurse për zgjedhjet lokale, që janë të rregullta janë bërë nuk ka kuptim dhe nuk është arsyetim për faktin se zgjedhjet parlamentare janë më të rëndësishme se ato lokale dhe se deri më tani e duket se edhe në të ardhmen zgjedhjet parlamentare ka gjasë që në të shumtën e rasteve të jenë të parakohshme” .
KMDLNj thekson se është për pastrimin e listave zgjedhore, pa bërë dallime dhe pa diskriminuar kandidatët e mundshëm.
Në këtë kontekst ky këshill potencon se “kandidatëve që iu është lejuar pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017 është dashur t’iu lejohet pjesëmarrja edhe në ato lokale”./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën