Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok dhe sulmit me granata në Zveçan.
Nëpërmjet një njoftimi për media ata kanë kërkuar hapjen e rrugëve të bllokuara në veri të vendit.“KMDLNj gjykon ashpër këtë shfrenim të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnike, politike, racore etj., dhe kërkon ndërmarrje të menjëhershme të masave për lirimin e rrugëve të bllokuara në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë.” shkruante në njoftim.
Tutje thuhej se dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës.
“KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...