Google ADS

KMDLNJ reagon lidhur me zonat e mbrojtura

14:26 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Mjeriut (KMDLNJ) përmes një kumtese për media ka reaguar për zonat e mbrojtura, duke pasur për bazë dy raste të ndodhura së fundi; ndërprerjen e punimeve në rrugën Plavë-Deçan me kërkesë të Manastirit të Deçanit, si dhe reagimin e banorëve të fshatit Potërq të Klinës për vizitën e serbëve të zhvendosur.

Ky këshill ka kërkuar të sqarohet se ku saktësisht po zhvillohen punimet në këtë rrugë.

“KMDLNj kërkon të sqarohet nëse rruga ekzistuese ku kanë filluar punimet është në kuadër të zonës së mbrojtur apo nuk është. Nëse është pjesë e zonës së mbrojtur atëherë ligjërisht Kisha ortodokse serbe dhe Sava Janjiq, OSBE dhe Ambasada amerikane kanë të drejtë në kërkesat e tyre për ndërprerjen e punimeve ndërsa, nëse kjo rrugë është vetëm 1mm., jashtë zonës së mbrojtur , atëherë punimet duhet të vazhdojnë. Nga aspekti i të drejtave të njeriut, çdo pengim i lirisë së lëvizjes , për të gjithë dhe pa bërë dallime, është shkelje flagrante e këtyre të drejtave si dhe konsiderohet e papranueshme”, thuhet në një pjesë të reagimit.

Rasti i dytë është reagimi i banorëve të fshatit Potërq të Klinës që e kundërshtuan vizitën e ish – bashkëfshatarëve të tyre serbë në pronat dhe kishën e shkatërruar, me pretekstin se ata kanë kryer krime duke vrarë 15 shqiptarë të këtij fshati

“Të gjithë personat e zhvendosur, pa dallime etnike etj., dhe që, për shkaqe të ndryshme janë detyruar t’i braktisin pronat e veta , kanë të drejtë të kthehen në këto prona, t’i shfrytëzojnë papengueshëm ato dhe kthimi i tyre nuk mund të kushtëzohet me asgjë”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme