Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë sot se bërja publike e emrave me COVID-19 pa pëlqimin e të infektuarve është shkelje e të drejtave të njeriut!
Ky reagim i KMDLNj-së vjen pas deklaratës së kryeministrit se po shqyrtohet mundësia që të bëhen publik emrat e të infektuarve me koronavirus.
Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media deklaroi se po shqyrtohet mundësia që të bëhen publik emrat e të infektuarve me COVID-19.
KMDLNj mendon se ky vendim, nëse miratohet, mund të ketë qëllim të mirë në aspektin parandalues apo informues për personat e kontaktit mirëpo ia kujton kryeministrit Hoti se ky veprim, pa pëlqimin e të infektuarit shkelë Ligjin mbi Privatësinë dhe, në të njëjtën kohë paraqet shkelje të drejtave të njeriut.
Qeveria e Kosovës duhet të krijojë mundësi që të infektuarit, me vullnetin e tyre dhe në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, ata vet t’i lajmërojnë personat e kontaktit.
Ose, pa pasur nevojë të bëjnë publik emrin e të infektuarve mund të formohet një shërbim i cili do të kontaktonte personat e kontaktit, do t’i thërriste për t’ua bërë testin duke iu rekomanduar edhe masat mbrojtëse.
Kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës duhet ta kenë të qartë se ligji i obligon ta respektojnë privatësinë e qytetarëve aq më parë që gjendja shëndetësore në të cilën gjinden nuk është shprehje e vullnetit të tyre por është i imponuar.
Vendosjen e orës policore në komunat me shumicë serbe me rekomandim të Ministria së Shëndetësisë së Kosovës pasi para saj këtë masë e kishte vendosur zëvendëskryeministri i Kosovë, Goran Rakiq e që ishte zbatim i vendimit të Qeverisë së Serbisë sepse u vendosën në të njëjtën kohë, KMDLNj e sheh si përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe vet kryeministrin Hoti.
Deklaratat e Goran Rakiqit për vendosjen e masave shtrënguese në komunat me shumicë serbe janë publike, të incizuara dhe nuk lënë asnjë mundësi për keqkuptim, aq më parë që këto janë dhënë para vendimit të Qeverisë së Kosovës e që nënkupton se Qeveria e Kosovës e ka noterizuar kundërligjshëm një vendim të Qeverisë së Serbisë.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për Goran Rakiq, ministrin Zemaj dhe kryeministrin Hoti. Për Goran Rakiq sepse në vazhdimësi me deklaratat publike por edhe me veprime konkrete punon kundër shtetit të Kosovës , për interes të Serbisë dhe për Aleksandar Vuçiq që e njeh për kryetar në ndërkohë që merr pagë dhe shfrytëzon beneficione nga taksat e taksapaguesve kosovarë.
Ministri Zemaj dhe kryeministri Hoti po e mbrojnë Goran Rakiqin duke e paraqitur vendosjen e orës policore në veri të Kosovës në mënyrë të shtrembëruar, të pavërtetë duke manipuluar me opinionin.
KMDLNj është shqetësuar dhe brengosur për faktin se nuk janë pranuar në punë vullnetarët shëndetësorë të cilët e rrezikuan edhe jetën e tyre kurse u pranuan, në rrethana të dyshimta 200 punëtorë shëndetësorë e që si kriter ishte nepotizmi partiak dhe klientelizmi politikë prandaj, për t’u sqaruar deri në fund, KMDLNj kërkon hetime për këto punësime. /Telegrafi/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...