Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vlerësuar se politikanët si mjet për arritjen e qëllimeve politike, po e përdorin një fjalor skajshmërish fyes, duke mos kursyer as familjet apo familjarët që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike.
KMDLNJ u ka kërkuar përfaqësuesve politik, që t’i lënë fjalët e rënda fyese, por zbatojnë mandatin e dhënë nga votuesi.
Komunikata e plotë e KMDLNJ-së:
Lërëni fjalët e rënda , zbatojeni mandatin e dhënë nga votuesi!
Kohëve të fundit , opinioni në Kosovë po përballet me një fjalor që do të duhej të ishte i huaj për një komunikim normal . Politikanët , si mjet për arritjen e qëllimeve politike po e përdorin një fjalor skajshmërisht fyes duke mos kyrsyer as familjet apo familjarët që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike. Fyerjet janë në baza etnike , gjinore por edhe raciste kur dikush sulmohet për faktin se e ka nënën të një përkatësie tjetër etnike . Apo , për shkak të së kaluarës së babait , i biri akuzohet duke u cilësuar si tradhëtar. Edhe në rastin e parë por edhe në të dytin kërkesat janë që fëmijët të distancohen nga prindërit e tyre gjë që nuk është , as normale e as e drejtë . Këto akuza po përdoren dhe keqpërdoren për qëllime politike duke u përdorur si mjet për mundjen e kundërshtarit politik. Fyerjet ndaj femrave që merren me politikë apo që kanë lidhje me politikën kanë mbërri shkallën e së padurueshmes dhe që është në kundërshtim të plotë me kodeksin njerëzorë , moral dhe tradicional . Fyerjet dhe akuzat tani janë përqëndruar në një terren krejt tjetër e që do të duhej të ishte përgjegjësi e policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit , në ate të korrupsionit dhe vrasjeve me prapavijë politike dhe etnike. Nëse fyerjet dhe akuzat që kanë prapavijë morale edhe mund të kalohen duke ua lënë në ( pa ) ndërgjegjen e atyre që i bëjnë këto fyerje dhe akuza , atëherë akuzat për korrupsion dhe vrasje nuk duhet të kalojnë në heshtje nga Prokuroria e Shtetit. Duket se dy subjektet politike , LV dhe PDK kanë formuar eskadrone për ekzekutim medial dhe linçim publik të kundërshtarëve politikë , pa marrë parasysh faktin se ky eskalim lehtësisht , përmes linçimit verbal mund të çojë drejt një përshkallëzimi të situatës ku nuk do të përjashtoheshin as viktima në njerëz.
Për KMDLNj është brengosës fakti se bartës të këtyre fyerjeve dhe akuzave janë ata që e kanë fituar besimin e qytetarëve që t’i përfaqësojnë apo mbrojnë intereset e tyre përmes hartimit dhe miratimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre. Bartës të kësaj lufte brenda llojit janë edhe niveli i lartë i ekzekutivit gjë që e kompromiton thuaja tërë klasën politike duke e shndërruar në një formacion paramilitar politik i cili asnjëherë nuk ka sjellë ndryshime apo zhvillime pozitive në një shoqëri kurse te ne ka rezultate konkrete negative ; bllokimin e formimit të institucioneve shtetërore dhe vështirësimin e jetës edhe ashtu të vështirë të qytetarëve të Kosovës.
KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike që t’i ulin armët ( shpifjet dhe gjuhën e urrejtjes ) dhe ta zbatojnë në praktikë mandatin që e kanë fituar nga qytetari , formimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në të kundërtën të merren vesh dhe të shkojnë në zgjedhje të reja.
Formimi i institucioneve të Kosovës është përcaktuar shumë qartë me Kushtetutën e Kosovës dhe vetëm duhet të zbatohet Kushtetuta drejt . Kryetarin e Kuvendit e propozon koalicioni apo partia fituese e që në rastin konkret është PAN . Askush nuk ka të drejtë ka kushtëzojë votimin e kryetarit të Kuvendit duke e lidhur me emra të caktuar . Opozita mund ta votojë apo mos ta votojë kandidatin e propozuar nga fituesi i zgjedhjeve dhe çdo kushtëzim është përpjekje për bllokim të procesit të zgjedhjeve të drejtuesve të Kuvendit që deri më tani ka qenë një votim formal. Nëse pozita nuk e propozon emrin e kandidatit për kryetar atëherë e bartë përgjegjësinë për bllokim të proceseve . Është në interes të qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të zgjidhen drejtuesit e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që pastaj të vazhdohet me formimin e qeverisë që në radhë të parë i takon fituesit të zgjedhjeve e që është z. Haradinaj e nëse ai , në afatin e paraparë me ligj nuk i siguron numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë atëherë kjo e drejtë duhet t’i takojë subjektit politik apo koalicionit që mund t’i sigurojë 61 vota. Nëse Kushtetuta e Kosovës ia njeh ekskluzivitetin PAN-it ta japë kryetarin e Kuvendit kjo e drejtë nuk është edhe për formimin e qeverisë .
KMDLNj nuk e bënë përgjegjës për dështimin e seancës konstituive dhe thirrje për seancën e radhës , z. Adem Mikullovci sepse kjo e drejtë , sipas moshës , i takon edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë kufizim. Është shprehje e vullnetit të mirë nga kryesuesi Mikullovci i cili , duke e marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës së krijuar për shkak të joseriozitetit të subjekteve politike , thirrja e një takimi konsultativ për tejkalimin e gjendjes përmes një marrëveshjeje politike. KMDLNj kërkon nga kryesuesi i seancës konstituive që , për aq kohë sa të jetë kryesues i seancës, ta ruaj paanësinë politike dhe pasi të kompletohet Kuvendi, le t’i kthehet subjektit politik , deputet i së cilit është.
KMDLNj u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike të marrin pjesë në seancën e ftuar nga z. Mikullovci dhe të jenë bashkëpunues në ndërtimin e institucioneve për të mirën e qytetarëve të Kosovës në të kundërtën propozon që deputetët e Kuvendit të mos kompensohen materialisht për aq kohë sa Kuvendi të jetë jofunksional./Arbresh.info/
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...
Netanyahu: Ofrojmë pesë milionë dollarë për çdo peng të liru...
Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje nda...
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...
Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Fushë Kosovë