Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas aksionit të bastisjes së banesave të dy ish-këshilltarëve të ish-presidenti tHashim Thaçi, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka (ky i fundit edhe ish-shef i AKI-së).
Me anë të një komunikate për media, KMDLNj e quan Gjykatën Speciale “ Gjykata Raciste Speciale”, përcjell Arbresh.info.
Tutje thuhet se po vazhdon inkursionin e tyre të bastisjeve ndaj shtetasve të Kosovës, në përpjekje që të sigurojë prova inkriminuese ndaj themeluesve të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës, që tani po gjykohen në Hagë në një proces të motivuar politikisht dhe etnikisht.
KMDLNj ka informata se në bastisjen e sotme janë konfiskuar telefona, pajisje tjera elektronike dhe materiale të ndryshme të shkruara apo të filmuara.
KMDLNj i informon “ata që në të ardhmen do të bastisen” se nuk kanë asnjë detyrim ligjor të japin fjalëkalimin e telefonave celularë apo pajisjeve të tjera elektronike, përveç nëse këtë e bëjnë vullnetarisht dhe me pëlqimin e tyre.
“Po shënjestrohen të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë sikur edhe ata që kanë qenë në marëdhënie të punës te udhëheqësit e UÇK-së dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, në çfarëdo cilësie. Gjithashtu, po shënjestrohen edhe ata që falë postit në të kaluarën e tyre kanë qenë në vende ku ka pasur informata të ndjeshme të cilat GJRS-së, nën kërcënim për ndjekje penale po mundohet t’i sigurojë nga këta persona të cilët nuk kanë asnjë detyrim të bashkëpunojnë me ZPS-së”, thuhet në reagim.
KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me urgjencë të trajtojnë këtë dukuri dhe shpërfilljen që ia bën kjo Gjykatë shtetit të Kosovës në përgjithësi dhe Kuvendit të Kosovës, si themelues të kësaj Gjykate, në veçanti. “Kësi rast të injorimit dhe shpërfilljes që ia bën Gjykata themeluesit të saj nuk është regjistruar në asnjë vend të botës dhe paraqet presedan të rrezikshëm të arbitraritetit juridik me qëllim të qartë që të ndërhyjë në probleme dhe procese politike”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...