Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut KMDLNj) ka reaguar për paralajmërimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit, pra rrugën “Xhorxh Bush”.
KMDLNJ-ja ka njoftuar se nuk e përkrah këtë vendim dhe se komuna duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojnë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes.
“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment ‘është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave’, dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps”, thuhet në komunikatë.
“Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit. Për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban. Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
“KMDLNj-ë përkrahë protestën e qytetarëve për hapje të rrugës ‘Xhorxh Bush’ dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera. Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në reagimin e KMDLNj-s.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...