Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se që nga përfundimi i luftës, serbët e veriut të Kosovës dhe vendbanimeve tjera nuk e paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin në pronë e as shërbimet tjera.
Sipas këtij këshilli, serbët nga veriu i Mitrovicës edhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, edhe e kërcënojnë atë.
“Qeveria e Kosovës është dashur të përkrahet për zbatim të ligjit e jo të kushtëzohet dhe shantazhohet nga ndërkombëtarët. Arsyetimi se kjo është bërë për të shmangur dhunën vetën inkurajon forcat rebeluese dhe politikanët që marrin rroga të rregullta nga Buxheti i Kosovës dhe i shërbejnë politikës destruktive dhe shoviniste të Serbisë”.
“Në këtë kontest janë kërcënimet e Rakiqit, Simiqit, Mila Radojeviqit dhe politikanëve tjerë serbë se, posa të shqiptohet dënimi i parë, reagimi i serbëve do të jetë i menjëhershëm, mbase i dhunshëm përmes bllokimit të rrugëve dhe dhunës ndaj Policisë së Kosovës. Radojeviq ka qenë drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Miteovicë, zëvendësministër për Punë të Brendshme dhe tash kryetar i Mitrovices së Veriut e që administrohet nga Lista Serbe dhe Beogradi”.
“Merreni me mend, ky farë fakiri ka përfituar aq shumë piste dhe të mira materiale në Republikën e Kosovës dhe tash haptazi kërcënon se, nëse shqiptohet dënimi i parë, për një vepër të dënueshme me ligj siç është mosregjistrimi i automjeteve, përgjigja e serbëve do të jetë e menjëhershme me të cilat ka plotësuar të gjitha kushtet që, për shkak të thirrjes për kundërshtim të zbatimit të ligjit dhe thirrjes për veprime të dhunshme, të hetohet dhe gjykohet në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë”.
“Ose, sepse janë të sigurt se edhe gjobat eventuale do të paguhen nga taksat tona sikur që iu paguhet rryma, uji, tatimi në pronë, mbeturinat apo siç i marrin rrogat, pa punuar fare. Edhe ndërkombëtarët duhet të mos lejojnë zbatimin e standardeve të dyfishta sikur në këtë rast”.
“Opozita duhet të jetë e prerë në përkrahje të qeverisë dhe insistuese që qeveria e Kosovës të zbatojë ligjet edhe në veriun e Kosovës, pa bërë asnjë dallim dhe kundër qasjes diskriminuese. Kosova është para sfidave të mëdha ku të qenit pozitë apo opozitë e humbë kuptimit e përfitimit të çastit para një interesi të përgjithshëm nacional dhe shtetëror”, thuhet në reagimin e KMDLNJ. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...