KMDLNJ ka kërkuar që ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, të arrestohet dhe të gjykohet për urrejtje dhe fyerje në baza etnike.
Për shkak të gjuhës që kishte përdorur për masakrën e Reçakut, kryeministri Haradinaj e shkarkoi menjëherë Teodosijeviqin i cili shërbente si ministër i Administratës së Pushtetit Lokal.
“Mirëpo, edhe para këtij shkarkimi, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bazë të deklarimeve publike të I. Teodosjeviq është dashur të nis hetimet sipas detyrës zyrtare për faktin se këto deklarata nxisin urrejtje në baza etnike, fyerje në baza etnike dhe përmbajnë të dhëna të pavërteta. Shkarkimi i I. Teodosijeviq, nëse kemi për baza deklaratat e tij plot urrejtje nuk mund të konsiderohet dënim deri në kohën kur nuk do të përballet me ligjin për një vepër penale që sanksionohet sipas ligjeve në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
KMDLNJ thotë se pret nga Prokuroria Speciale e Kosovës të ndërmerr veprime të mbështetura në ligj për shkak të nxitjes së urrejtjes në baza etnike dhe përmbajtjes së pavërtetë.
“Duhet të bëhet e qartë se ka dallim midis përgjegjësisë politike dhe asaj penale. Rasti Teodosijeviq është shembull tipik i bërjes së dallimit midis këtyre dy përgjegjësive”, përfundon deklarata e KMDLNj-së.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...