Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas raportimeve se në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” një test PCR po iu kushton qytetarëve 200 euro
Përmes një komunikate për media, KMDLNj thotë se testet për COVID-19 janë përgjegjësi e shtetit.
Sipas KMDLNj AKK , ditë më parë, në një konferencë për media doli me një konstatim e që ishte më tepër lavdërim se laboratoret private të licencuara ( 118 ) është numri i tyre po punojnë si është më së miri në ndërkohë që KMDLNj-së janë ankuar qytetarët se çmimet janë të larta dhe se duhet bërë disa analiza që janë të kushtueshme e që mbase nuk duhet të bëhen të gjitha.
“AKK vetëm sa nuk i propozoi presidentit Thaçi që laboratoret e licencuara private të dekorohen me Çmimin për Humanizëm. Tash po del se një laborator privat, për një test ka marrë 200 euro e që është çmim i lartë edhe për Klinikën Mayo e lëre më për një laborator privat që është licencuar shpejt dhe të cilit i është dhënë monopoli 100% në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.
KMDLNj thotë se MSH’ja duhet të nisë hetimet për këtë rast, e jo ta luajë avokatin e laboratorit duke e arsyetuar çmimin e lartë.
Në vend se Ministria e Shëndetësisë të kërkojë hetime për këtë çmim, ajo në fakt e luan rolin e Avokatit të këtij laboratori duke e arsyetuar çmimin me kohën e shkurtër të analizës dhe rezultateve. Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë përveç se është konflikt i pastër interesti, në të njëjtën kohë është i liruar nga çdo skrupull, moral, profesional dhe institucional. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të krijojë politika për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve e jo të mbrojë intereset e laboratoreve private që janë licencuar , pa siguruar asnjë transparencë , pa një mbikëqyrje efektive të punës së tyre dhe pa ofruar fare llogaridhënie”, thuhet në reagim.
“Që nga shpërthimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës, si për ministrinë e udhëhequr nga ministri Vitia ashtu edhe nga ministria e udhëhequr nga ministri Zemaj sikur që ka pasur shumë donacione ndërkombëtare , në para dhe materiale shëndetësore por se situata vetëm sa është përkeqësuar, është rritur shumë numri i të infektuarve e sidomos atyre që kanë përfunduar me fatalitet”
“Ministria e Shëndetësisë, në vend se të rrisë numrin e testeve e që do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të pandemisë sikur edhe do të kursente qytetarët e Kosovës nga shpenzimet që janë përgjegjësi e Shtetit, duke e mbajtur numrin e testimeve afërsisht 450-500 e kohëve të fundit edhe duke e ulur këtë numër i detyron qytetarët e Kosovës të shkojnë në laboratoret private që ia bëjnë si të duan dhe çka të duan”
“KMDLNj ka informata se ka gatishmëri të një përkrahjeje ndërkombëtare në mënyrë që numri i testimeve të rritet në 5000 – 6000 testime në ditë, të bëhen falas por se pret kundërshtim në realizimin e këtij projekti nga grupet e interesit që nuk kanë interes të fuqizohet shëndetësia publike”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...