KMDLNj konsideron se menjëherë pas formimit të Qeverisë së Kosovës, disa ministra u treguan shumë entuziastë duke vepruar edhe në kundërshtim me mandatin që e kanë dhe duke iu nënshtruar një oportuniteti politik ekskluzivisht në baza partiake e që nuk do të duhej të ndodhte pasi që Qeveria e Kosovës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve që e kanë votuar por edhe të atyre që nuk e kanë votuar.
Veprimet e disa ministrave KMDLNj i konsideron si të ngutshme, të pamenduara mirë dhe të dëmshme.
“Ministri i MASHT –it, z. Bytyqi , ende pa e nxerë mirë karriken, e shkarkoi Komisionin Kombëtar për Cilësi dhe Akreditim me një arsyetim të përgjithësuar dhe aspak bindës e që pastaj emëroi një komision tjetër i cili ende nuk ka dëshmuar se është më cilësorë se ai paraprak dhe se e ka merituar të “akreditohet” nga ministri i MASHT –it”, thuhet në reagimin e KMLDNj.
Sipas këtij këshilli, edhe ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po tregon muskuj dhe po premton gjëra që nuk i kanë realizuar , së bashku të gjithë ministrat e Drejtësisë të qeverive të mëparshme e që lehtësisht mund të përfundojë në një ëndërr të një nate vjeshte, pa e përmbushur as 10-20% e premtimeve.
“Bëri mirë që ndau mjetet për “rastin Dehari”, siguroi mjete për një shkollë në Luginën e Preshevës e që nuk është nën përgjegjësinë e tij, e emëroi kryeprokurorin e shtetit, Z. Lumezi në krye të komisionit për Jurisprudencë në kohën ku pikërisht provimi i Jurispodencës e ka vënë kryeprokurorin para problemeve të mëdha , për ta pezulluar këtë emërim , deri në përfundim të hetimeve të cilat , pa asnjë dyshim , do ta nxjerrin z. Lumezi të pafajshëm dhe këtë gjë e ka shumë të qartë edhe z. Tahiri, ministër i Drejtësisë”, theksohet në reagim.
Edhen Ministri i Diasporës, Dardan Gashi sipas KMDLNj-së e shkarkoi me një procedurë të përshpejtuar sekretarin Osman Shahini, me arsyetim se ka një performancë të dobët shkaku se, sipas sekretarit Shahini blerja e një telefoni mbi 1000 euro për Gashin ka dal të jetë performim i dështuar.
“Ka qenë një kohë shumë e shkurtër të matet performanca e sekretarit Shahini sikur që është kohë gjithashtu e shkurtër të matet performanca e ministri të Diasporës, z. Dardan Gashi”, thekson KMDLNj.
Sipas këtij këshilli edhe ministri i brendhshëm Flamur Sefaj, bëri ndërhyrje flagrante në punën dhe pavarësinë e Inspektoriatit Policor të Kosovës duke e pezulluar përzgjedhjen e 16 inspektorëve të IPK –së , sipas tij për , shkak të ankesave të atyre që nuk janë pranuar duke ndërhyrë gjithashtu edhe në punë e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës që ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin e ankesave, vendimi i të cilës është detyrues për institucionet e Kosovës e që në shumë raste nuk e përfillin, si edhe ndërhyrje në punët e gjykatave, si autoritet i vetëm për zgjedhje të kontesteve të tilla.
“Në këtë mënyrë, z. Sefaj e futi Inspektoriatin e Policor të Kosovës në kontest me 16 inspektorë të zgjedhur sipas konkursit dhe të cilët në çdo përballje gjyqësore do të fitojnë rastin e kjo do t’i kushtojë mjete Buxhetit të Kosovës”, theksohet tutje.
KMDLNj , pret nga kryeministri Haradinaj , i cili deri më tani ka menaxhuar me sukses disa raste siç janë veteranët e luftës, viktimat e dhunës seksuale të luftës, rasti i Kumanovës e sidomos pritja e familjes Dehari si dhe premtimi se do të trajtohet kërkesa e familjes Dehari në përputhje me kërkesën e familjes Dehari , të jetë shumë i vëmendshëm në veprimet e ministrave të kabinetit qeveritar që e drejton, në të kundërtën do të bëhet pjesë e përgjegjësisë për veprimet dhe vendimet e ministrave.
KMDLNj
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...