Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, po thotë që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e përdor këtë proces për ta pasuruar CV-në dhe ngritjen në karrierë.
Sipas KMDLNJ-së, Lajçak shumë herë në deklarata publike ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE–ë Kosovës dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë proces.
Ndërkohë në lidhje me Urën e Ibrit, KMDLNJ thotë se emisari evropian me ndërhyrjet në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qytetarë, po del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është liria e lëvizjes.
“Në procesin e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si lehtësues janë dy mohues të pavarësisë së Kosovës, Josep Borrell nga Katalonja e Spanjës dhe Mirosllav Lajçak nga Sllovakia të cilët, në të njëjtën kohë janë rëndues në këtë proces për Kosovën duke u deklaruar anshëm për Serbinë. Sidomos është i shquar Mirosllav Lajçak që Kosovën po e keqpërdorë për pasurim të CV–së personale dhe ngritje në karrierë”, thuhet në reagim.
“Shumë herë në deklarata publike ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE–ë Kosovës dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë proces. Josep Borrell, në jo pak raste ishte treguar arrogant dhe kërcënues ndaj politikanëve kosovarë me shantazhin se; “ai (dhe Lajçaku) nuk janë thjeshtë lehtësues por përcaktues edhe për vendimet që duhet t’i marrin politikanët kosovarë..”.
“Gjatë vizitës së fundit Lajçak kërcënoi haptas në mënyrën më të pamoralshme të mundur se Kosova duhet të përcaktohet midis përshkallëzimit dhe normalizimit me paralajmërimin se do të hapet ura mbi lumin Ibër që do të mundësonte lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm të Mitrovicës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshës, gjinisë apo bindjeve politike. Po në vendin ku Lajçak merr rrogë maramendëse për rolin që po e luan në Kosovë, liria e lëvizjes konsiderohet dhe trajtohet si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut”.
“Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë qenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë në Europë e tani, Mirosllav Lajçak me ndërhyrjet arbitrare në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qytetarë në mënyrë të lakuriquar po del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është liria e lëvizjes. Pra, Burgun e Madh për Kosovën e që është mohimi i lirisë së lëvizjes në Europë po e përkthen në një Burg të Vogël apo mohimi i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës”./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...