KMDLNJ kërkon zbardhjen e rastit të plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj

19:08 | 14 Prill 2020
L G

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj nga persona të panjohur, duke kërkuar hetime për zbardhjen e këtij sulmi.

“Sipas pohimit të avokatit Gazmend Halilaj, sot është bërë një atentat ndaj tij kur para shtëpisë së tij është plagosur në dorë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar”, thuhet në komunikatë.

KMDLNJ kërkon që të tregohet kujdes ndaj deklaratave, të mos paragjykohet rasti dhe motivi pa përfunduar hetimet nga institucionet kompetente të rastit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme