Google ADS

KMDLNj kërkon rishikimin e masave

10:59 | 7 Tetor 2021
L G

Rastet e të infektuarve më Covid-19 po ulën, sikur edhe numri i të vaksinuarve, por masat po vazhdojnë.

Vazhdon kufizimi i lëvizjes, sikur edhe bartja e maskës kudo, shkruan arbresh.info.

Por nëse do të këtë heqje të disa prej masave ende nuk dihet pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigjeje nga për arbresh.info, nëse janë duke rishqyrtuar masat e vendosura.

Se këto masa duhet të hiqen e thonë edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Behxhet Shala, drejtori i KDMLNj-së, thotë se Ministria e Shëndetësisë do të duhej që t’i rishqyrtojë masat anti-covid në këto momente kur raste kanë rënie më të infektuar.

“Ne mendojmë që masat nuk duhet të hiqen të gjitha siç është mbajtja e maskës dhe grumbullimi i njerëzve por masat duhet të zbuten dhe besoj që do të zbuten pak para zgjedhjeve në mënyrë që edhe kjo të përdoret. Me uljen drastike të të infektuarve atëherë mbajtja e masave s’ka kurrfarë kuptimi pasi edhe në vendet evropiane ka rënie të të infektuarve”, deklaron Shala për arbresh.info.

Por, ndryshe nga Shala më i ashpër në këtë raste është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Sipas tij së pari duhet të japin dorëheqje udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Unë mendoj që duhet hequr udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë komplet. Kjo ministri, me këtë udhëheqje abuzuese e ka pru gjendjen buzo katastrofës shëndetësore dhe tash si përcjell rekomandimet e ekspertëve dhe as nuk ndërmerr masa. Ata duhet të përgjigjen për katastrofën shëndetësore dhe para prokurorisë”, shprehet Haxhiu për arbresh.info.

Rishikimi i fundit i masave ishte bërë më 24 shtator.

Në atë periudhë Qeveria e Republikës së Kosovës kishte miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Përveç bartjes së maskës, grumbullimit të vogël të qytetarëve, kufizime në gastronomi, vendi ynë ka dhe orën policore ende në fuqi ani pse në këtë periudhë numri i të infektuarve ka rënë shumë që nga koha e vendosjes së këtyre masave./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme