Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka kërkuar që të mos politizohet kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë.
KMDLNj ka thënë se përkrah të drejtën për kthim të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë asnjë dallim në baza etnike, bindjeve politike apo statusit në shoqëri, si e drejtë elementare e njeriut e cila nuk mund të kushtëzohet me asgjë.
Sipas këtij Këshilli, procesi i kthimit nuk mund të pengohet apo të kushtëzohet me asgjë.
Njoftimi i plotë i KMDLNJ’së pa ndërhyrje:
Dragica Gashiq, banore e Gjakovës ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në qytetin ku ka jetuar deri në përfundimin e luftës e që pastaj ka jetuar si e zhvendosur në Serbi. Reagimi në Gjakovë ka qenë i menjëhershën duke e kundërshtuar kthimin e saj dhe duke e kërcënuar se do ta nxjerrin me dhunë nga banesa ku jeton.
Pastaj, i bënë padi në gjykatën Themelore në Gjakovë dhe procesi ende nuk ka përfunduar.
Deri më tani kanë reaguar thuaja të gjitha ambasadat në Kosovë sikur që ka qenë një deklaratë e BE –së, në përkrahje të kthimit të Dragica Gashiq.
Dje, reagoi edhe ambasada e SHBA- ve në Kosovë. Gjatë tërë kohës Beogradi zyrtar ka qeni i involvuar në këtë kthim.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar publikisht duke deklaruar se pengimi për kthim është përpjekje që të mos lejohet kthimi i serbëve sikur edhe frikësim për serbët e mbetur duke bërë përpjekje për politizim të rastit dhe përfitim politik.
Në bisedimet “teknike“ javën e kaluar në Bruksel, shefi i Zyres, Petkoviq ka deklaruar se këtë çështje e ka shtruar në tavolinen e bisedimeve sikur që Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se në takim me kryeministrin Kurti me 19 korrik 2021 në Bruksel, njëra ndër temat e bisedimeve ka qenë edhe kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë. Në ndërkohë qeveria e Serbisë ka ndarë afërsisht 2600 euro për Dragica Gasgiq kurse e sapokthyera disa herë ishte deklaruar paar qeverisë së Serbisë duke falenderuar për përkrahjen që po i ajpin kurse të njëjtën kërkesë nuk e ka adresuar te qeveria e Kosovës.
KMDLNj e përkrah të drejtën për kthim të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë asnjë dallim në baza etnike, bindjeve politike apo statusit në shoqëri , si e drejtë elementare e njeriut e cila nuk mund të kushtëzohet me asgjë.
Pra, procesi i kthimit nuk mund të pengohet apo të kushtëzohet me asgjë. Në këtë kontekst, qëndrimi i KMDLNj–së është i qartë dhe në procesin e kthimit nuk e bënë asnjë përjashtim.
Është interesant se pikërisht në këtë kohë ndodhë një kthim individual (procesi i kthimit edhe është kthim individual) dhe kemi një reagim të sinkronizuar, si të Serbisë që është sponsore e këtij kthimi ashtu edhe të faktorit ndërkombëtar që reagoi, gjithashtu njëzëri.
Në anën tjetër ka me mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptarë dhe joserbë të shpërngulur dhunshëm nga Mitrovica e Veriut dhe pjesa veriore e Kosovës dhe se askush nuk reagoi apo mbrojti të drejtën e tyre për kthim në pronat e tyre.
Madje, për më keq, përveç Serbisë që ishte shumë e angazhuar për pengimin e kthimit të shqiptarëve dhe joserbëve në pronat e tyre të ligjshme, edhe bashkësia ndërkombëtare , me një sjellje oportuniste dhe duke zbatuar standarde të dyfishta, pengoi kthimin e shqiptarëve dhe joserbëve në pjesën veriore të Kosovës në ndërkohë që qeveria e Serbisë, duke ndërtuar objekte banesore dhe shtëpi individuale në Mitrovicen e Veriut e ka ndërruar strukturen etnike dhe ka krijuar një situatë të re duke e kolonizuar këtë pjesë të Kosovës me serbë që asnjëherë nuk kanë banuar në atë pjesë të Kosovës.
KMDLNj, si partner shumëvjeçar i UNHCR–së ka qenë i angazhuar në procesin e kthimit të personave të zhvendosur duke vizituar lokacionet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut ku kanë jetuar personat e zhvendosur.
Janë organizuar vizita “shko dhe vizito“ dhe “shko dhe informo“ në përpjekje të sigurohen takime të personave të zhvendosur me autoritet komunale ku ishte paraparë kthimi sikur edhe me palën pranuese, bamorët lokalë e që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë. Këto takime kanë siguruar një kthim të qëndrueshëm që është edhe qëllimi i kthimit . Në raste kur pala pranuese ka kundërshtuar kthimin, ai kthim nuk ishte realizuar.
Rast i njëjtë është edhe në Gjakovë ku pala poranuese e kundrshton kthimin kurse Dragica Gashiq, në këto kushte dhe në këto rrethana as që ka mundësi të integrohet. Insistimi që me çdo kusht të ndodhë ky kthim, përkundër kundërshtimit të palës pranuese dhe politizimi i skajshëm sikur edhe manipulimi i Serbisë tregon qartë se kthimi po përdoret vetëm si pretekst kurse konteksti ka një qëllim krejtësisht tjetër.
Nuk janë dy standarde në procesin e kthimit; t’i lejohet Dragica Gashiqit të kthehet në Gjakovë e që, sipas KMDLNj–së është e drejtë e patjetërsueshme dhe, në të njëjtën kohë të pengohen dhjetëra mijëra shqiptarë dhe joserbë të kthehen në pronat e ligjshme të tyre në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkombëtarët duhet të punojnë dhe veprojnë sipas universalitetit të të drejtave të njeriut e jo në bazë të oportunitetit politik.
Pala kosovare duhet ta ketë parasysh këtë fakt edhe gjatë bisedimeve me Serbinë duke njohur dhe mbrojtur të drejtën për kthim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa bërë dallime në baza etnike, kulturore, moshës, statusit ekonomik, bindjeve politike apo të tjera. Vetëm në këtë kontekst mund të trajtohet procesi i kthimit e jo që të këmbëngulet në kthimin e Dragica Gashiqit kurse të mos lejohet kthimi i shqiptarëve dhe joserbëve në pronat e tyre.
Çdo trajtim ndryshe, apo zbatim i standardeve të dyfishta paraqet shkelje të të drejtave të njeriut e që për qëllim e kanë politizimin e procesit të kthimit e që ky kthim të mos ndodhë. Nëse kthimi nuk është i qëndrueshën dhe nëse të kthyerit nuk kanë mundësi të integrohen në shoqëri, zhvendosja e re do të jetë e pashmangshme!
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...