Google ADS

KMDLNJ kërkon që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me sëmundje të pashërueshme

13:27 | 10 Gusht 2021
A. B.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas vdekjes së një burgosuri në spitalin rajonal të Pejës.

KMDLNJ e ka përsëritur edhe njëherë kërkesën që të burgosurve me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të.

“Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shëndetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nësë kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë”, thuhet nga KMDLNJ.

Njoftimi i plotë:

Sipas informatave të KMDLNj-së më datë 10.08.2021 në orën 10:50 në SP në Pejë ka vdekur i burgosuri R.SH, i datëlindjes 15/11/1937 në Ferizaj. Ai ishte pranuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë më 14/04/2018 në vuajtje të dënimit prej 11 vitesh.

I ndjeri R.SH. ishte dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës me datë 10/08/2021 në ora 10:05 ndërsa në po të njëjtin spital ishte konfirmuar vdekja në ora 10:50 të njëjtën ditë.

R.SH. ishte i shtrirë në Stacionarin e Burgut në Dubravë për shkak të sëmundjeve kronike të zemrës, sëmundjeve neurologjike të prostatës, të mushkërive, të fytit, pamjaftueshmërisë së funksionimit të veshkëve për ç’arsye para se të vendosej në Q.K. të Dubravës 3 herë në javë ishtë nënshtruat procesit të hemodializës. Gjatë qendrimit në Burgun e Dubravës ishte vaksionuar me dy vaksinat anti-COVID-19. Ishte njëri ndër rastet që ishte shënjestruar për ndërprerje të dënimit për shkaqe shendetësore dhe të moshës por ishte refuzuar.

Shërbimi Spitalor i Burgjeve ka bërë përpjekje maksimale për trajtimin shëndetësor të burgorushit R.SH. por se shumica e sëmundjeve, përkundër vullnetit dhe angazhimit ka qenë thuaja e pamundur të trajtohet në Stacionarin e Burgut në Dubravë.

Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shendetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nësë kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit Korrketues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës.

KMDLNj i shpreh ngushëllim familjes së R.SH. i burgosur 84 vjeçar që vdiq sot. /arbresh.info/

Të ngjashme