Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ), ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar dje, në Biti të Shtërpcës gjatë protestës në mbrojtje të mjedisit.
KMDLNJ ka kërkuar shqyrtimin e të gjitha lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, si dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që sipas tyre, kanë kontribuar në degradimin e mjedisit.
“KMDLNJ kërkon nga Qeveria e re e Kosovës të rishqyrtohen të gjitha lejet për ndërtim të hidrocentraleve dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në degradimin e mjedisit.
Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ndërtojë dhe mbrojë politikat mjedisore dhe të ndërmerr veprime të menjëhershme për ndërprerjen e punëve në këto hidrocentrale.
KMDLNJ kërkon hetime për përdorim të forcës së policisë së Kosovës ndaj protestuesve paqësorë që protestonin për një qëllim që duhet të përkrahet nga të gjithë siç është ruajtja e mjedisit! Punimet në lumin Lepenc duhet të ndalen dhe gjendja duhet të kthehet ashtu si ka qenë në fillim”, thuhet në këtë komunikatë.
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...