KMDLNJ me anë të një komunikate ka reaguar ndaj kërcënimeve të gazetarëve në Kosovë.
KMDLNj është kundër çdo kërcënim që u bëhet gazetarëve dhe kërkon që gazetarëve t’u krijohen të gjitha kushtet për punë dhe këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës.
Komunikata e KMDLNJ-së:
Sulmi ndaj gazetarëve në Kosovë është dukuri në rritje duke e rrezikuar një segment shumë të rëndësishëm shoqëror në krijimin e opinionit dhe informim objektiv për qytetarët.
Mos zbardhja e disa rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe politika e butë ndëshkimore ka ndikuar dhe po ndikon në përshkallëzim të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe krijimin e situatës së pasigurisë për punën e tyre.
Rasti i fundit kur gazetares Arbana Xharra , që është edhe kryeredaktore e gazetës “Zëri” i tejkalon kufijtë e një kërcënimi verbal dhe dërgon porosi për një kërcënim që ka të bëjë me jetën e zonjës Xharra sikur edhe me kërcënim për rrezikim të familjes së saj është shumë shqetësues.
KMDLNj është kundër çdo kërcënim që u bëhet gazetarëve dhe kërkon që gazetarëve t’u krijohen të gjitha kushtet për punë dhe këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës.
Krijimi i kushteve për punë për gazetarët nënkupton që edhe gazetarët duhet ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të përgjegjshme, me profesionalizëm , të pa ndikuar politikisht, të pakorruptuar materialisht në përputhje të plotë me etikën gazetareske dhe në përputhje me ligjet që janë në fuqi.
Përgjegjësia për punën duhet të jetë e dyanshme; sikur për ata që kanë detyrim ligjor të sigurojnë kushte për punë të pa penguar të gazetarëve ashtu edhe për gazetarët.
KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprime të shpejta për një hetim të shpejtë pas së cilës përgjegjësit për kërcënim ndaj zonjës Xharra do t’i nënshtroheshin përgjegjësisë ligjore.
Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e tyre do të ketë efekt parandalues dhe do të krijojë kushte më të mira për gazetarët.
KMDLNj gjithashtu kërkon që të mos paragjykohet fajësia pa përfunduar hetimet sepse , në këtë mënyrë rasti në fjalë po shndërrohet në luftë për interes dhe llogari fetare dhe politike.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...