Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut( KMDLNJ) ka reaguar ndaj bastisjeve që u bën gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Sipas tyre, policia e EULEX-it po shpërfill sakjshmërisht institucionet e Kosovës.
“Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë”, thuhet në reagim.
KMDLNJ-ja theksoi se me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria , në mënyrë flagrante po shkelet edhe “parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente”.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
KMDLNj pasi është informuar se forca të policisë së EULEX-it dhe Gjykatës Speciale nga mëngjesi i datës 6 nëntor 2020 kanë filluar bastisjen e shtëpisë së presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit , Kadri Veseli , e para në Çagllavicë kurse e dyta në qendër të qytetit , afër selisë së PDK-së.
Sigurimin e terrenit po e bënë Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është vërtetuar se informata ishte e saktë .
Pas bërjes publike të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të dorëhequr , Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli , Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dorëzuan vullnetarisht dhe pa asnjë kundërshtim në selinë e EULEX-it e që , pastaj së bashku me shefin e grupit parlamentar të VV , Rexhep Selimi , me një aeroplan special u dërguan në Qendrën e Praburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Vlen të theksohet se Hashim Thaçi , Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje , sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohetr në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale.
Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “ punëtorë krahu “ ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale.
Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë.
Nëse pala kosovare ka dëshmuar se është e gatshme për bashkëpunim me “ drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë .
Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet ta kenë të qartë se edhe personat e privuar nga liria kanë të drejtat që iu takojnë , të trajtohen me dinjitet , sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria.
Me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria , në mënyrë flagrante po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente.
Policia e EULEX-it jo se ka qenë e shquar në Kosovë për neutralitet apo korrektësi sepse gjithmonë është sjellur nga pozita e të fortit duke mos e përfillur asnjë ligj të Kosovës. Realisht kjo sjellje krejtësisht e panevojshme e Policisë së Gjykatës Speciale dhe mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale do të ndikojë shumë keq në bashkëpunimin e mëtutjetshëm në trajtimin e dyshimeve të pretenduara dhe se do të ndikojë në tensionimin e panevojshëm të situatës .
Po në këtë kohë po bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit ndonëse edhe ai ishte arrestuar ditën e djeshme.
KMDLNj fton institucionet e Kosovës të kërkojnë që Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale të sillen në përputhje me ligjet e Kosovës për faktin se Kuvendi i Kosovës është themelues i Gjykatës Speciale dhe , për çdo gjë që është nën mandatin e Gjykatës Speciale , institucionet e kosovës duhet të dëshmojnë pronësinë mbi këtë Gjykatë dhe të mos lejojnë sjellje arbitrare dhe mungesë totale të transparencës.
KMDLNj fton të gjitha organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të monitorojnë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale si dhe të shqyrtojnë rastet që trajtohen nga kjo Gjykatë për faktin se kjo Gjykatë ndjek të dyshuarit ekskluzivisht në baza aetnike dhe 95 % të viktimave ua mohon të drejtën elementare të njeriut , të drejtën për drejtësi.
KMDLNj fton Komitetin Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës të përcjellë dhe hetojë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale sepse ky edhe është mandati kryesor i këtij Komiteti. /arbresh.info/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...